Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVENTUSIT

-

SHEZNI 6 - Zëvendësoi sërish Bufonin. Mbrëmje shumë e qetë. DE SHILJO 6 - Kundër Perisiçit mund të përfundont­e lehtësisht në kaos, por e mbulon mirë, ndonëse kroati ishte në një natë të errët. BENATIA 6.5 - Konfirmohe­t titullar dhe merr një karton të verdhë të shpejtë, por zotësia e tij qëndroi në faktin që nuk u kushtëzua. Ndal një goditje të Ikardit me dorë, por me të drejtë e pavullnets­hme.

KIELINI 7 - Rikthim madhështor. I kujdesshëm, reaktiv, largon gjithçka nga zona e tij dhe bllokon të vetmen tentativë që u lejuan rivalëve në pjesën e parë.

AZAMOAH 6 - Ndeshje e ndarë më dysh: fantastik në detyrat ofensive, me vonesë në mbrojtje, ndonëse fatmirësis­ht Interi nuk shfrytëzon asnjë.

KHEDIRA 6 - Tenton disa goditje nga limitet e zonës dhe me një diagonale i shkon golit pranë, por nuk bën diferencën. Në të 75-ën i lë vendin Dibalës (nota 5.5), i cili zbret me entuziazëm në fushë, por nuk bën asgjë për të ndryshuar lojën. Ndoshta, pak minuta në dispozicio­n, edhe pse gjendja e tij nuk është mahnitëse. PJANIÇ 6.5 - Disa topa të humbur në pjesën e parë, por në të dytën udhëheq me klas lojën. Në të 85-ën, Bentankur (pa notë). MATUIDI 6.5 - Një motor, humb vetëm një top ndaj Vesinos, vetëm një, dhe mund t'i falet. I pazëvendës­ueshëm. KUADRADO 7 - Njeriu i superiorit­etit numerik të Juves. Fiton gjithçka në korsinë e djathtë, rreziku më i madh për Interin. Pastaj, nëse Manxukiç i shpërdoron të gjithë topat që i dërgon, nuk është faji i tij. HIGUAIN 5.5 - Nervoz në pjesën e parë, por në të dytën furnizon me topa Manxukiçin dhe Kuadradon. I mbuluar ashpër. MANXUKIÇ 6 - Tri raste të pastra në pjesën e dytë të shpërdorua­ra, një traversë e goditur, por shumë topa të rikuperuar dhe faulle të fituar. Një si ai duhet gjithmonë. I mungoi vetëm kthjelltës­ia në zonë.

Trajneri ALEGRI 6 - Jashtë Dibala dhe Kosta, dy zgjedhje kurajoze. Në fund, Juventusi meritonte më shumë sesa vetëm barazimi, por bllokohet në shtëpi pas 44 ndeshjeve, në të cilat shënonte të paktën një gol. Gjithsesi, mbrojtja nuk pësoi sërish dhe është një sinjal i mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania