Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

HANDANOVIÇ 6,5 - Gjithmonë i vëmendshëm: pret goditjen e parë të Manxukiçit dhe bllokon të majtën e Azamoah. E ndihmon edhe traversa.

D'AMBROZIO 5,5 - Manxukiç e dominon në luftën me kokë, vuan fizikun e kroatit dhe shpeshherë e lë bosh hapësirën në shtyllën e dytë.

SHKRINJAR 6,5 - Humbet menjëherë ekuilibrin duke shkaktuar drithërima te zikaltrit. Por, ngrihet dhe ul "saraçinesk­ën": "këtej nuk kalohet".

MIRANDA 7 - Shpëton skuadrën nga një rast i rrezikshëm në fillim të ndeshjes. Për pjesën tjetër, nuk fal thuajse asgjë.

SANTON 5 - Së paku dy hapa prapa krahasuar me dy ndeshjet paraardhës­e. Kuadrado e driblon gjithmonë, i jep kolumbiani­t hapësirë për të krosuar. Herët për të thënë "rilindje" (nga 63' DALBERT 6 - Devijon një goditje të Khedirës dhe paraqitet më mirë se Davide).

VESINO 6 - Ndoshta nuk ka cilësinë e Borhas, por vjedh shumë topa, e në fund i shërben dhe Brozoviçit që mund të shfyrtëzoj­ë më mirë asistin.

BORHA VALERO 6,5 - I vëzhguar special i mbrëmjes, prek shumë topa dhe pëson po aq faulle. Thelbësor.

KANDREVA 5 - Largohet i fikur pas një ore në anonimat. Kielini i ndal një goditje-kros (nga 69' GALJARDINI 6 - 20 minuta filtër në vuajtjet e fundit të Interit).

BROZOVIÇ 5,5 - Njeriu kyç në skemën e Spaleti, e nis mirë, por shuhet shpejt. Duelon pa gjak dhe në fund gabon topin e mbrëmjes. PERISIÇ 5 - Ndoshta tre golat ndaj Kievos e kanë ngopur. Sakrifikoh­et në mbrojte, por në sulm nuk jep asgjë.

IKARDI 5 - Jetë e vështirë për kapitenin. Shërbehet pak dhe prek rrallë topin ( nga '86' EDER PA NOTË).

Trajner SPALETI 6 - Zgjedh Brozoviçin dhe Interi manovron mirë. Me kalimin e minutave ekipi bie fizikisht, por në fund merr një rezultat pozitiv. Pas Napolit, zikaltrit nuk njohin humbje as në Torino

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania