Panorama Sport (Albania)

Spaleti, sherr e sharje me Kielinin

Trajneri i Interit: I kërkova të mos ankohej, me Juven nuk bëmë shumë, por pika vlen

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Është normale që në një Juventus- Inter, tensioni të mos mungojë kurrë, as protesta dhe diçka e tillë nëse u shmang në mënyrë të habitshme gjatë gjithë ndeshjes, në fund të pjesës së parë, teksa të dyja skuadrat po i drejtohesh­in dhomave të zhveshjes, kapiteni i Juves, Xhorxho Kielini, vraponte drejt arbitrit Valeri për të kërkuar llogari për disa vendime të tijat. Sipas mbrojtësit bardhezi, ai kishte lejuar një lojë të ashpër nga zikaltrit dhe se mungonin të paktën dy kartonë të verdhë për miqtë nga Milano. Por, ky fakt nuk i shpëtoi edhe veshit të trajnerit zikaltër, Luçiano Spaleti, shumë pranë dyshes KieliniVal­eri, i cili i drejtohet me tone ironike juventinit: "Nuk humbet asnjëherë rast dhe i vetmi që kërkon gjithmonë

kartonin e verdhë. Lërë të arbitrojë, lërë të bëjë punën e tij", nënvizoi Spaleti, i cili si kundërpërg­jigje mori një sharje të qartë nga ana e futbollist­it të "Zonjës së Vjetër", ndonëse ai episod mbaroi aty dhe në fund të sfidës, ishte vetë trajneri i Interit, ai që shkoi te Kielini dhe gjithçka u mbyll me një përqafim mes të dyve.

FLET SPALETI - Pas ndeshjes, "komandanti" Luçiano nuk u shpreh shumë i lumtur për paraqitjen e skuadrës së tij, por pa dyshim që fakti që ka dalë i pamposhtur në një ndeshje të dominuar nga Juventusi, e bën atë të pranojë pikën e marrë. "Çfarë ndodhi me Kielinin? Asgjë, thjesht nuk e kuptova se pse ai vrapoi nga zona e tij drejt arbitrit për t'u ankuar, por nuk ndodhi asgjë më shumë se kaq, - shpjegon Spaleti, i cili në lidhje me paraqitjen shpjegon, - nëse do të më kishin thënë në fillim të sezonit se nga duelet me rivalët direkt do të dilnim të pamposhtur në fazën e parë, pa dyshim që do të kisha firmosur menjëherë. Nuk jam i nervozuar për paraqitjen tonë, por mund të them se jam i zhgënjyer në lidhje me faktin se bëmë shumë pak në 90 minuta, nga çfarë na lejojnë cilësitë tona. Ndoshta, skuadra mund të ketë ndierë ndopak frikën për të humbur sepse ndryshe nuk mund ta shpjegoj këtë tërheqje tonën në shumicën e ndeshjeve, por edhe mund ta kuptoj. Fundja Interi, në tri vitet e fundit, vjen nga një periudhë kur është përballur me shumë situata të vështira dhe ka humbur shumë duele direkte. Prandaj, edhe ndaj Juves ndoshta kemi vuajtur atë presionin për të qenë të parët dhe nuk patëm guximin që të kërkonim të fitonim me çdo kusht. Personalis­ht, ky mentalitet nuk më pëlqen sepse unë i stërvit përditë këta djem dhe i njoh cilësitë e tyre, por nuk është se u shndërruam menjëherë në një skuadër perfekte brenda kaq pak kohe. E rëndësishm­e është që ashtu si shkoi ndeshja me Juventusin, mund të them se në Torino është një pikë e fituar dhe duhet ta pranojmë. Kampionati është ende i gjatë dhe sido që të përfundont­e ndeshja, nuk do të vendosej asgjë", përfundoi trajneri i Interit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania