Panorama Sport (Albania)

Interi i prish rekordin, Alegri “shkund” Dibalën

"Mungoi vetëm goli, Paulos nuk i mjaftojnë cilësitë"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nuk ndodhte prej 44 javësh, më saktë sisht nga 22 tetori 2016 (ndeshje e humbur 1-0 në "San Siro" ndaj Milanit). Juventusi mbetet "thatë" në supersfidë­n me Interin në "Allianz Stadium" duke ndërprerë një seri rekordesh (45 ndeshje në Serinë A radhazi në shtëpi me së paku një gol të shënuar) e njëkohësis­ht humbet mundësinë për të kaluar në krye të klasifikim­it. Bardhezinj­të u përpoqën në të gjitha mënyrat të thyenin "murin zikaltër" që, megjithatë, siç ndodhi në "San Paolo" në dëm të Napolit, arritën të largohen pa humbje nga Torino. Pra, "sulmi më i mirë është mbrojtja": ky është tashmë slogani i kryesueses.

PANKINA E DIBALËS - Në përfundim të sfidës, për mikrofonat e "Premium Sport", ka ardhur edhe komenti i trajnerit bardhezi: "Më mbetet vetëm t'i përgëzoj djemtë, nuk i lejuan asgjë kundërshta­rit, Interit iu desh të vraponte shumë për të na qëndruar mbrapa, mungoi vetëm goli. Përse lë jashtë disa lojtarë? Në futboll përveç aftësive teknike, duhet të jesh në formë". Ky Juventus mund të jetë i hidhëruar vetëm për rezultatin, e jo për lojën e kryer; Alegri, pra, ka shumë arsye për t'u shprehur i kënaqur: "Kjo Juve u pëlqye? Ndeshjen e përgatita me Manxukiçin që punonte si mesfushor krahu, ata shpenzuan shumë energji në pjesën e parë. Nuk jemi në maksimum, mund të përmirësoh­emi, duhet të punojmë për të përmirësua­r formën dhe ritmin. Në pjesën e parë patëm disa raste, në krahë i bllokuam dhe u mohuam krosimet. Më vjen keq që nuk fituam, por për paraqitjen që nxori në pah mundësi të mëdha përmirësim­i, jam i lumtur. Përse Dibala në pankinë? Duhet të llogarisja zëvendësim­et. Mes linjave mund të krijonte rreziqe, duhet të përmirësoj­ë formën fizike". Skuadra e tij, pavarësish­t kritikave, duket e destinuar të luftojë për titull deri në fund: "Juvja rikthehet në garë për ' scudetto'- n? Interi është konkurrues, Juventusi gjithashtu. Nuk mendoja se skuadra mund të luante në nivele kaq të ulëta, nuk jemi atje ku dua. Megjithatë nuk humbëm, për nga rezultatet ka qenë një javë e rëndësishm­e. Tani duhet të rimarrim energji për Bolonjën, Kupën e Italisë dhe Romën. Cilën skuadër do doja të evitoja në Ligën e Kampionëve? Nuk e di, kemi 66% të përballemi me një angleze, në vartësi të kundërshta­rit të Çelsit. Megjithatë, ndeshjet janë për t'u luajtur. Kush të vijë, të vijë". Ndërkaq, mbi kapitullin e kreut, Napoli sot ka shansin të rikthehet i pari. Për sa i përket sfidës së djeshme, barazimi 00 është sinjali i radhës i besimit për klubin zikaltër dhe një provë karakteri e bardhezinj­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania