Panorama Sport (Albania)

Grezda bën bomberin, Sadiku sërish në stol

Mesfushori shënon në fitoren e Osijekut

-

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, ka gjetur golin e katërt në kampionati­n kroat me fanellën e Osijekut për këtë sezon. Futbollist­i kuqezi ka shënuar në fitoren 3-0 që skuadra e tij arriti ndaj Rudes dje në shtëpi. Ka qenë minuta e 74-t, kur Grezda ka vënë firmën për rezultatin e përkohshëm 2-0, ndërsa ia ka bërë më të lehtë fitoren Osijekut që mban vendin e dytë në kampionati­n kroat. Pas javës së 19-të, Osijek ndjek Dinamon e Zagrebit me 35 pikë kundrejt 47 që ka ekipi kryesues, i cili është favorit për titullin kampion.

SADIKU - Sulmuesi e nis sërish nga stoli për Legian e Varshavës. Edhe në ndeshjen që skuadra polake fitoi bindshëm 3-0 ndaj Termalicas, Sadiku u fut në fushë si zëvendësue­s në minutën e 72- të, kur Legia kishte mbyllur historinë e takimit. Trajneri aktual i polakëve preferon në majën e sulmit Jaroslav Niezgodan dhe jo shqiptarin.

MAVRAJ - Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj dhe Hamburgu kanë marrë një tjetër rezultat pozitiv, teksa dje kanë barazuar pa gola ndaj Volfsburgu­t. Shtatlarti ka qenë për 90 minuta në fushë duke bërë një paraqitje të mirë dhe marrë vlerësimet e mediave gjermane. DURMISHAJ - Në kampionati­n grek, sulmuesi Fiorin Durmishaj ka qenë titullar në fitoren ndaj Plataniasi­t me rezultatin 2- 1. Shqiptari është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e parë të kohës shtesë.

VESELI

- Në Serinë B, Empoli i

Frederik Veselit e ka marrë seriozisht garën për t'u ngjitur në elitën e futbollit italian. Si zakonisht, mbrojtësi kuqezi ka qenë titullar edhe në fitoren 1-0 kundër Karpit, që e ngjit përkohësis­ht në vendin e dytë të klasifikim­it. GJASULA - Asist fantastik i Jurgen Gjasulës në Bundesligë­n 2.

Fantazisti shqiptar ka qenë protagonis­t në fitoren minimale 10 të Grojther Furthit kundër Heidenheim. Pasi humbi një rast para portierit, Gjasula arriti sërish topin që po dilte nga fusha dhe krosoi në zonë duke i dhënë një top goli shokut të ekipit që shënoi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania