Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Respekt për Montelën, por kjo skuadër duhet ndryshuar

Trajneri kuqezi bën thirrje për sakrificë dhe sens përkatësie

-

Milani prej dy ditësh po stërvitet edhe pasdite, një fenomen ky i pazakontë për stinën dhe skuadrën, pasi seancat me diellin që perëndon mbi "Milanello" nuk ishin parë që nga koha kur ekipi drejtohej nga Klarens Sedorf. Gatuzo po përpiqet të bëjë ndryshimin e madh dhe misionin e tij është munduar ta shpjegojë dje edhe në konferencë­n për shtyp. Komenti i tij i parë pati lidhje me gjendjen fizike dhe psikike të kuqezinjve. Në fjalën e tij, Rino shpjegoi: "Forma fizike nuk duhet të shndërrohe­t në alibi. Të gjithë duhet të shtrëngojm­ë dhëmbët, pasi Bolonja në transfertë është një rival i vështirë. Mund të ndodhë që të kalojmë në disavantaz­h, por dua të shoh dëshirën për të reaguar te skuadra dhe të mos trembemi sapo na vjen një shuplakë". RINGRITJA - Pas barazimit me Beneventon dhe humbjes me Rijekën, duhet që Milani të ngrejë kokë, por rivali nuk është aq i thjeshtë. Gatuzo e di mirë dhe përpiqet të motivojë ekipin: "Bolonja është një skuadër e organizuar mirë

dhe nuk kanë grumbullua­r rastësisht 12 pikë nga 21 të mundshme në transfertë. Duhet të kemi kujdes nga kundërsulm­et e tyre dhe veçanërish­t nga një lojtar ekspert si Palasio dhe një si Verdi, talent që nga anët tona e njohim mirë duke qenë se është produkt i fidanishte­ve të Milanit. Për Donadonin

kam shumë respekt, pasi përveçse një teknik i përgatitur, është edhe një njeri që t'i thotë gjërat në sy, pikërisht siç më pëlqen mua". MODULI - Sipas të gjitha gjasave, Gatuzo do t'i rikthehet modulit me 4 mbrojtës dhe zgjedhjen e tij ai e shpjegoi duke deklaruar: "Mbrojtja me tre nuk funksionon, duhet një

gjendje më e mirë fizike dhe mekanizmat nuk janë ashtu si duhet. Thuhej se luanin me tre, por anësorët nuk lëviznin si duhet, ndaj Milani në të vërtetë luante me pesë lojtarë në prapavijë. Edhe në sulm ka probleme, por unë besoj te Çalhanoglu, që është një lojtar që duhet të jetë në maksimum të formës

për të treguar potenciali­n e tij. Edhe Andre Silva apo të tjerët kanë talent, ndaj besoj se do të vijë edhe momenti i tyre".

PUNA - Xhenaro Gatuzo në këto 10 ditë ka punuar në shumë aspekte, një nga të cilët është forma e të tijve: "E respektoj punën e Montelës dhe stafit të tij, por sipas meje,

në fushë duhet diçka tjetër. Shpesh e gjejmë veten me një sulmues rival kundra tre qendërmbro­jtësve tanë dhe kjo nuk më pëlqen. Sidoqoftë nuk do të lejoj që forma fizike të kthehet në alibi, ndaj të gjithë duhet të sakrifikoh­en të vetëdijshë­m se mundemi vetëm të përmirësoh­emi pasi jemi Milani".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania