Panorama Sport (Albania)

Hakmerret Galiani, pakt me Perezin për… Donarumën

Ish-administra­tori kuqezi “nis” punë te Reali

-

Pas milionave të blerjes dhe atyre të hedhura në merkato, afro 900 milionë euro total brenda 4-5 muajve, ëndrrat e tifozëve të Milanit kanë nisur të thyhen. Jonghong Li nuk duket manjati i shumëpërfo­lur i fosforit, ndërsa UEFA nuk beson te plani i një buxheti të shëndoshë të skuadrës, ndërsa ka ardhur edhe shkarkimi i trajnerit Montela. Milani ka ngecur në vend papritur sepse edhe ardhja e Gatuzos në stol nuk ka dhënë impaktin e pritur: Benevento, ekipi i fundit në Serinë A, merr pikën e parë ndaj Milanit, ndërsa në Europë i mund Rijeka 2-0 në Kroaci. Por, më e keqja ende nuk ka ardhur... Pa kualifikim­in dhe garancinë e milionave që garanton Champions-i, "Djalli" duhet të shesë në janar ose në verë dhe lojtari më i kërkuar është portieri Xhanluixhi Donaruma. 18-vjeçari është "diamanti" i Milanit, por duke parë rezultatet dhe aq më shumë situatën

financiare në klub që mund të lëkundet tani e në vazhdim, menaxheri i tij, Mino Raiola, nuk kërkon të rrezikojë dhe po mendon ta transferoj­ë te Reali i Madridit. Në kontratën e rinovuar me kuqezinjtë, uebsajti investigat­iv "Dagospia" nënvizon se ka një klauzolë "Real Madrid", nëse lojtar kërkon me çdo kusht spanjollët, por edhe një të dytë, e cila pa kualifikim­in në Champions, vlera e tij bie nga 70 në 40 milionë euro. Rreth Donarumës nuk vërshojnë vetëm milionat e klubeve, por edhe ato të sponsorëve dhe Flo-

rentino Perez, bosi i Realit, e di mirë se me një si italiani, jo vetëm do të blindonte portën, por edhe do të thithte sponsorë për të shfrytëzua­r të drejtat e imazhit të portierit. Dhe për ta bërë realitet këtë blerje, Perez ka vënë në punë jo vetëm Raiolën, por për të lëvizur

edhe më mirë ingranazhe­t, ka përfituar nga miqësia që ka me ish-administra­torin e "Djallit", Adriano Galiani, që bëjë rolin e ndërmjetës­it në Itali. Fundja, vetë presidenti i madrilenëv­e, i ka ofruar një vend pune Galianit në klubin e tij dhe ndoshta kjo është "kontrata" e

tyre e parë. Sipas "Dagospias", vetë Adriano Galiani e ka pranuar me kënaqësi paktin me Perezin për të dërguar Donarumën te Reali i Madridit, edhe si formë hakmarrjej­e që pronarët e rinj kinezë nuk besuan te ai dhe nuk i ofruan një post në strukturën e re të klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania