Panorama Sport (Albania)

Arnautoviç trondit Çelsin, Konte: Nuk jemi për titull

Uest Hemi fiton derbin e Londrës, shpërthen italiani

-

Vendos goli i një ish-interisti, Marko Arnautoviç, i cili në ditën e derbit të Italisë mposhti një ishjuventi­n, Antonio Konten. Uest Hem-Çelsi përfundon 1-0 dhe ëndrra e madhe e trajnerit italian për të arritur sërish në majën e klasifikim­it bëhet disi e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Blutë e Londrës mund të përfitonin nga dueli direkt mes dy Mançesterë­ve, por nuk ia dolën të bënin detyrën e tyre. Shpresa është që Murinjo të ndalë Guardiolën, por gjithsesi humbja e djeshme do të mbetet një peng për ekipin e Çelsit sepse distanca me kreun ka filluar të thellohet. Goli që zhbllokoi dhe vendosi rezultatin e ndeshjes erdhi në minutën e gjashtë të pjesës së parë dhe gjen të papërgatit­ur Azpilikuet­ën në markimin e kundërshta­rit. Në fakt, Çelsi pëson një gol që mund të ishte shmangur dhe kjo e tërboi Antonio Konten. Problemi është që në këtë ndeshje mbetën edhe 84 minuta, të cilat blutë nuk i shfrytëzua­n për të rikuperuar disavantaz­hin. Konte duket se "pagoi" faturën e ndryshimit të skemës në 3-5-1-1 duke hequr dorë si nga Pedro, ashtu edhe nga Moses, të cilët ishin protagonis­tët e sezonit të kaluar. I aktivizon të gjithë në pjesën e dytë për të ndryshuar fatin e ndeshjes, por nuk ia dalin. Rastin më të mirë e ka Hazard në minutën e 84-t, të cilin e shpërdoroi. Në fund nuk u pa shpirti i skuadrave të Kontes. KONTE - "Të flasësh për titullin kampion pas një ndeshjeje që e ke humbur është shumë e çuditshme. Është humbja e katërt në 16 ndeshje. Në logjikën time, nëse do të luftosh për titull, mund të bësh 1 ose 2 humbje në kaq javë. Ne kemi 4 dhe është e vështirë të futemi në garën për titullin", tha Konte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania