Panorama Sport (Albania)

Guardiola makthi i Mout, e ka mundur vetëm 1 herë

Humbjen e vetme në shtëpi, portugezit ia ka shkaktuar Pep

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Junajtid ka humbur 7 nga 12 derbet e fundit në kampionat, po aq sa në 45 takimet e mëparshme me Sitin. Dhe ky është derbi i parë që prej prillit 2013, në të cilin dy klubet e qytetit zënë respektivi­sht dy vendet e para të klasifikim­it. Prandaj, Junajtid-Siti parashikon shkëndija pasditen e sotme. Në Premier Ligë, Siti ka shënuar 27 gola në "Old Trafford". Ndërsa humbja e vetme në shtëpi e "djajve" në 42 ndeshjet në të gjitha kompeticio­net me Zhoze Murinjon në stol, ka ardhur pikërisht në këtë duel, në shtator 2016. Në këtë seri rezultates­h, ata kanë fituar 30 dhe barazuar 11. MANÇESTER JUNAJTID

- Junajtid nuk mposhtet

në 40 ndeshjet e fundit zyrtare në shtëpi duke barazuar rekordin e klubit, vendosur në marsin e 1966- ës me Met Basbi në stol.

- Skuadra e Zhoze Murinjos ka mbrojtjen më të mirë të Premier Ligës këtë sezon dhe i vetmi gol nga 9 që kanë pësuar në total, u është shënuar në "Teatrin e Ëndrrave".

- "Djajtë e kuq" kanë fituar 4 ndeshje radhazi në kampionat, ecuria më pozitive e tyre prej 11 muajsh.

- Zhoze Murinjo ka fituar vetëm 4 nga 19 përballjet e tij me Pep Guardiolën në të gjitha kompeticio­net gjatë karrierës së tyre: 7 barazime, 8 humbje. Por, vetëm një nga këto suksese ka ardhur në kampionat.

- Xhesi Lingard ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e tij të fundit në Premier Ligë, po aq sa në 51 sfidat përpara këtyre. MANÇESTER SITI

- Trembëdhje­të fitoret radhazi gjatë një sezoni të vetëm kanë barazuar rekordin e vendosur nga Arsenali në sezonin 2001- 02 dhe Çelsit sezonin e shkuar.

- Fitorja në "Old Trafford" do të barazonte rekordin absolut që mbajnë "topçinjtë" me 14 fitore radhazi mes shkurtit dhe gushtit të vitit 2002.

- Mançester Siti pësoi humbjen e parë në 29 ndeshje kundër Shahtjorit të mërkurën në Champions.

- Serxho Aguero ka shënuar në secilën prej 9 transferta­ve të fundit në Premier Ligë kur e ka nisur titullar.

- Kevin de Brujne dhe David Silva janë asistmenët më të mirë të Premier Ligës këtë sezon, me 8 pasime për gol secili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania