Panorama Sport (Albania)

Vidal mjafton, Bajerni shpallet kampion dimri

Lajpcigu ndalet, skuadra e Hejnkesit +8 dy javë nga fundi

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në javën e 15-të të Bundesligë­s, Bajer ni fiton minimalish­t në shtëpinë e Aintrahtit të Frankfurti­t dhe shpallet kampione dimri dy javë përpara fundit të fazës së parë (për herë të 7-të radhazi). Kampionët kanë 8 pikë avantazh nga Lajpcigu i vendit të dytë që u ndal 2-2 nga Mainci. Vendos një gol i Arturo Vidalit në minutën e 20-të.

NDESHJA - Hejnkes kursen Levandovsk­in dhe aktivizon Mylerin në majën e sulmit me Komanin dhe Riberinë nga krahët dhe Hamesin në qendër. Niko Kovaç i përgjigjet me një 3-4-3 shumë të guximshëm. Në 15 minutat e para është formacioni i ish-bavarezit ai që bën ndeshjen. Presing ultraofens­iv për shkak të të cilit, Bajerni e ka të vështirë të diktojë lojën. Skuadra e Hejnkesit humbet topin në disa raste në 3/4-at e fushës së vet, ashtu siç ndodhi në 5', kur Barkok i vodhi topin Vidalit duke e detyruar të shkaktojë faull. Por, goditja e dënimit e ekzekutuar nga Rebiç, pritet nga Shtarke. Bajerni trembet dhe rrit ritmin. Në minutën e 20- të, Vidal zhbllokon rezultatin: asist i Kimish dhe kiliani gjendet gati me kokë për 1-0. Goli i katërt radhazi për ish-juventinin në kampionat dhe ka shënuar gjithnjë të parin për Bajernin. Por, Aintrahti nuk dorëzohet. Edhe pas golit të Vidalit, vendësit u shkaktojnë ndonjë shqetësim miqve. Njeriu më i rrezikshëm është gjithnjë Rebiç: në 24', e

detyron Shtarken të devijojë në goditje këndi. Në 30' provon Volf, por topi përfundon jashtë për pak. Në 34' rishfaqet Bajerni: nga goditja e dënimit, Boateng nuk arrin të godasë, topi i kthyer është një shans për Martinezin, por spanjolli nuk është i saktë. Në pjesën e dytë, Bajerni kontrollon ndeshjen. Nuk arrin të godasë portën kundërshta­re, por rrezikon shumë pak. Emocioni më i

madh vjen në 74', kur Osmers i tregon kartonin e kuq Volfit për një faull ndaj Hamesit. Por, pas ndërhyrjes së VAR-it, kartoni ndryshon ngjyrë në të verdhë (lojtari ishte në dhomat e zhveshjes kur u thërrit të rikthehej në fushë mes ndjesës së arbitrit). Në fund shpërdoron Haler, por provon edhe Boateng nga distanca. Nuk ka më gola. Bajerni fiton dhe thellon me 2 pikë të tjera avantazhin në krye.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania