Panorama Sport (Albania)

Starova: Çani nuk është gati, Adorjan qëndron po uli pagën

"Bobi" e ka të vështirë ta harrojë mohimin e titullit të fundit

- ILIR CARA

Trajneri Sulejman Starova në konfer encën e djeshme për shtyp, në kuadër të ndeshjes me Teutën, sqaron gjendjen e skuadrës, e cila është përfshirë nga një virozë gripale, skemat që ai përdor. "Bobi" nuk ka dëshirë të flasë se çfarë do të ndodhë në janar, gjithsesi në mënyrë indirekte ai e përcaktoi fatin e dy prej afrimeve të bujshme të merkatos së verës, Edgar Çani dhe Kristjan Adorjan, që me shumë mundësi konsideroh­en të ikur. Starova vlerësoi në maksimum Teutën dhe trajnerin e saj, por shpreson që ekipi të marrë suksesin e radhës.

Starova, si është gjendja e grupit para ndeshjes me Teutën, pasi kanë munguar disa lojtarë në seancat e fundit për shkak të gripit?

Kjo është një periudhë gripale që prek shumë skuadra, madje edhe në Europë. Ne si ekip jemi prekur pasi kemi problemet tona në lojtarë dhe staf. Bardhi është duke kaluar një gjendje gripale dhe nesër do të marrim vesh nëse do të jetë i gatshëm ose jo. Shpresojmë që të luajë. Bardhi e ka më të rëndë, pasi ka kaluar edhe në bronkit.

A do të ketë rrotacion lojtarësh në formacion referuar edhe situatës?

Rrotacion në formacion nuk kam pse të bëj. Ne jemi të shqetësuar nëse do të jetë ose jo Bardhi, por edhe mund ta zëvendësoj­më. Mund të flasim për rrotacion kur ka shumë aktivitete dhe ngarkesa të larta. Te ne s'bëhet fjalë kjo. Lojtarët që luajnë duhet të japin maksimumin. Teuta është një skuadër që ka pasur oshilacion­e. Ka një ekip të ri, por luajnë futboll të bukur dhe bën rezultate me ekipet e forta. Ka një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri dhe mund të na dëmtojnë. Nuk kemi luksin të ndër- rojmë lojtarë për këtë takim. Objektivi ynë është të fitojmë ndeshjen, ashtu siç e ka edhe Teuta. Sfida parashikoh­et të jetë e fortë. Skuadrat luftojnë për të marrë pikët, pasi është objektivi i të gjithëve.

Për sa kohë do të jetë sulmues Progni?

Pyetja do të ishte për sa kohë do të vazhdonte të luante si mbrojtës i djathtë? Sulmuesin e aktivizon si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta. Një sulmues që nuk di të luajë në të gjithë krahët, nuk quhet i kompletuar. Ai sulmues ka luajtur gjithë kohën. Ne kemi kënaqësinë që Progni ka ardhur në formën e vet. Është një lojtar që është rritur në akademinë e Partizanit. Është rikthyer pas një eksperienc­e nga jashtë shtetit dhe është aktivizuar në mjaft ekipe në vend. Të gjithë futbollist­ët janë super të gatshëm për të qenë pjesë e formacioni­t.

A do të ketë ndonjë ndryshim në skema, pasi Partizani me ju është i paparashik­ueshëm?

Nuk jam shumë dakord, pasi ne kemi një mënyrë skeme të vetme. Për ndonjë gjë të vogël ndryshojmë skemën brenda ndeshjes, falënderoj futbollist­ët që arrijnë të kthejnë skemën. Skemat janë të gjithë komshinj me njëra-tjetrën, si për shembull 4-3-3 me 4-2-3-1 etj.

Flitet se ka një ultimatum të ri për Edgar Çanin. Çfarë mund të thoni?

Nuk dua të flas se çfarë do të bëhet në janar. Çani nuk është i gatshëm për të luajtur futboll. Ai nuk mund të marrë ngarkesën si të gjithë lojtarët e tjerë edhe në stërvitje. Nuk bëhet fjalë të jetë pjesë e skuadrës me këtë gjendje që ka tani.

Asani tha se "do të luftojmë për titullin". Mos është rritur doza e objektivav­e dhe a i druheni euforisë pas këtyre sukseseve të fundit?

Unë atë deklaratë të Asanit

e kam marrë si një veprim pozitiv. E kam marrë si një mendim që ka ai, për ta parë skuadrën te titulli. Ëndrra e tij kur ka ardhur ka qenë të fitojë titullin kampion dhe për të fituar gjithmonë. Nuk besoj se ka lojtarë apo skuadra që nënvlerëso­jnë kundërshta­rin. Kjo lloj konkurrenc­e të bën të rrezikosh për objektivat. Nuk bëhet fjalë për ndonjë simptomë të tillë.

Largimi i disa lojtarëve duket sikur e ka bërë grupin më të fortë?

Disa nga lojtarët që po shihni sot janë ata që ishin pjesës e skuadrës më të mirë të vitit të kaluar, sipas mendimit të opinionit dhe sipas meje. Padrejtësi­sht iu mohua titulli kampion. E them se 8-9 vetë janë lojtarë të asaj skuadre. Pretendime­t e presidenti­t Demi që skuadra duhet të jetë gjithmonë në elitë, pasi po shpenzohet shumë për atë. Jemi skuadër që investohet dhe ka tiparet e një klubi modern. Duhet durim për njerëzit që kërkojnë ta shohin gjithmonë lart.

A do të largohet Adorjan në janar, pasi nuk po aktivizohe­t si më parë?

Adorjan është një lojtar që është gjithmonë i gatshëm, por ka cilësi pozitive dhe negative. Është pjesë e 18-shes, por jo e formacioni­t. Sigurisht që Adorjan

mund të kontribuoj­ë për skuadrën, por mund t'ju jap kënaqësinë të them si ai është i shtrenjtë. Në qoftë se mund të ulet nga kontrata, edhe mund të qëndrojë.

Teuta do të ketë mungesa në mesfushë. Mendoni se aty do të jetë pika juaj më e fortë?

Teutës i mungojnë 3 lojtarë. Nuk besoj se mungesa e tyre do të jetë problemati­ke. Nëse do të mungonte ndonjë portier, atëherë mund të shpresonim. Teuta ka lojtarë të rinj dhe luajnë shumë mirë. Për ta vërtetuar këtë, mund t'ju kujtoj ndeshjen me Kamzën, kur luajtën me 10 veta. Në pjesën e parë luajtën keq, ndërsa me këta lojtarët e rinj luajtën më mirë. Teuta është një ekip që përballon mjaft mirë çdo ekip të Superiores, madje merr rezultate me kundërshta­rët e kreut.

Me këtë gjë, i besoni shprehjes se "i mbyturi të mbyt"?

"I mbyturi të mbyt" nuk i shkon Teutës. Në fillim të kampionati­t, Teuta ishte në vend të parë ose të dytë. Këto janë oshilacion­e, i kishim edhe ne, tani jemi më mirë. Teuta ka investuar për të qenë një nga skuadrat më të mira në vend dhe të kapë Europën. Kjo që po them nuk është diplomaci, por realitet.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania