Panorama Sport (Albania)

Flamurtari fundos Vllazninë dhe bën “çmenduri” merkato

Kuqeblutë i ndëshkon gabimi i portierit dhe era, tani rrezikojnë shumë

- ERMAL SIKA

Flamurtari nuk ka falur në shtëpi duke arritur të fitojë pastër ndaj Vllaznisë në një ndeshje ku reshjet e shiut dhe era e fortë ia kanë bërë punën më të vështirë futbollist­ëve, të cilët kanë pësuar edhe dëmtime që mund t'i lënë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë, siç është rasti i Bushiçit. Gjithsesi, vlonjatët me këtë trepikësh janë në vendin e dytë në tabelën e klasifikim­it dhe do të ndjekin të qetë rivalin e tyre, Kamzën, që luan ndaj Luftëtarit. Ndërsa shkodranët zhyten edhe më poshtë në renditje dhe shpresojnë te ndalja e ekipit gjirokastr­it, pasi diferenca me zonën e ftohtë është vetëm dy pikë.

PJESA E PARË - Terreni i rënduar nuk u jep shumë mundësi skuadrave që të tregojnë vlerat e tyre, ndërkohë që era favorizon Flamurtari­n në këtë pjesë të parë. Gjithsesi, të parët që do të rrezikojnë portën kundërshta­re janë miqtë me një gjuajtje të fortë të Vucajt nga distanca, e cila shkon në duart e Nurkoviç. Por, ata që do të shënojnë të parët janë vendësit dhe kjo falë një gabimi të portierit Sherri, i cili nuk i bën mirë llogaritë më erën e fortë. Krosim i gjatë nga mesfusha e Flamurtari­t dhe topi shkon te Sherri, i cili grushton, por e lë sferën në zonë ku Musta me kokë, me portën e boshatisur, nuk e ka aspak të vështirë që të shënojë. Dy trajnerët, Duro dhe Gjoka janë të detyruar të nxjerrin dy sulmues kryesorë për shkaqe dëmtimesh. Atsina i lë vendin Ribajt, ndërsa Hyseni aktivizohe­t në vend të Bushiçit. Gjithsesi, pjesa e parë nuk prodhon shumë lojë dhe skuadrat kujdesen më shumë që të largojnë topin nga zonat e tyre se sa të shënojnë.

PJESA E DYTË - Me një gol diferencë, Flamurtari nuk e ka të sigurt fitoren dhe të besuarit e trajnerit Duro hidhen në sulm me objektivin për të shënuar golin e sigurisë. Pollozhani nuk shfrytëzon siç duhet një krosim nga këndi në minutën e 50- të, ndërsa goditja e Vucajt pritet në dy kohë nga Nurkoviç. Edhe pse është në disavantaz­h, Vllaznia vuan shumë në fazën sulmuese dhe reagon vetëm në minutën e 80-të. Çinari rrotullohe­t bukur brenda zonës vlonjate dhe gjuan fort, por topi ngrihet mbi traversë. Tafili gjithashtu, pak minuta më pas, gjuan fort nga distanca, por era edhe këtë herë është vendimtare në drejtimin e sferës. Dhe

atëherë kur pritej që Vllaznia të shënonte golin e barazimit, pas lojës së mirë në sulm, janë sërish vendësit protagonis­të. Krosim nga këndi dhe Sidibe ne shtyllën e parë devijon me kokë duke gjetur saktë Kamaran, i cili edhe pse shtatshkur­tër,

kërcen më shumë se mbrojtësit e Vllaznisë dhe me kokë arrin të shënojë. Tashmë për kuqeblutë nuk ka më shpresa për të dalë me pikë nga kjo ndeshje, edhe pse në minutat shtesë janë të rrezikshëm, por nuk arrijnë të shënojnë golin e nderit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania