Panorama Sport (Albania)

Reali, 5 gola për 5 “Topat e Artë” të Ronaldos

Në "Bernabeu" mjaftoi vetëm pjesa e parë për 3 pikët

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pesë "Topa të Artë" i ofroi Kristiano Ronaldo "publikut" të "Santiago Bernabeu"- t, përpara ndeshjes, por po aq ishin edhe golat e shënuar nga Reali i Madridit përballë Sevijes, që të gjithë në pjesën e parë. Madje, me suksesin e djeshëm, ata e ngushtuan në pesë pikë diferencën nga Barcelona, ndonëse katalanasi­t do të luajnë sot, në transfertë ndaj Vijarealit. Edhe pse pa Ramosin, Karvahalin e Kazemiron të skualifiku­ar, ashtu sikurse pa Varan e Bejl të dëmtuar, trajneri Zidan gjithsesi mori përgjigjet e duhura nga një skuadër e mbushur me të rinj, si Akrah, Naço, Vajeho, Vazkuez e Asensio. Shqetësimi se me gjithë këto mungesa, sfida me Sevijën do të ishte një malore e fortë, shuhet pas 131 sekondash kur Naço zhbllokon. Reali vendos që t'ia lërë kundërshta­rëve që ta luajnë disi topin, por pa asnjë rrezik kur në të 23-ën, të zotët e shtëpisë dyfishojnë: Asensio gjen një asist magjik për Ronaldon që nuk fal. Madje, portugezi do të dyfishojë shumë shpejt me penallti dhe "CR7" feston dopietën personale, ndërsa rezultati shkon në 3-0. Mund të mjaftojë

me kaq?! Jo... Reali është i vendosur që të dëfrejë publikun e tij dhe shënon edhe dy herë të tjera, me Kros dhe me mbrojtësin e ri, Akraf, një bast i fituar i Zidan. Edhe pjesa e dytë shuhet pa shumë histori sepse Sevijës iu bllokuan këmbët dhe mendja, ndërsa "Bernabeu"

mjaftohet me një traversë të goditur nga Benzema dhe ovacionin ndaj Ronaldos pas zëvendësim­it me Iskon. Kaq mjafton për të festuar tri pikët dhe "Topin e Artë" të Ronaldos, ndërsa nga dje, Reali u nis për në Emiratet Arabe, ku pret të luajë Botërorin për Klube.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania