Panorama Sport (Albania)

Murinjo ndez derbin: Siti, ekip simuluesis­h

Portugezi thumbon rivalët: Nëse fryn pak erë, ata do rrëzohen

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Junajtid- Siti është më shumë sesa një ndeshje. Dy ekipet e Mançesteri­t do të përplasen me njëratjetr­ën në momentin më të mirë të tyre për të treguar forcën. Siti tashmë është një ekip i kolauduar mirë dhe po funksionon si një makineri fituese, ndërsa Junajtid kërkon t'i hapë punë dhe të bëhet problem për të në rrugëtimin drejt titullit. Në orën 17:30, në "Old Traford", luhet një duel spektakola­r. Por, për ta bërë akoma më interesant mendon Zhoze Murinjo. Portugezi nuk i kursen "thumbat" ndaj kundërshta­rëve. Ai nuk ndryshon kurrë, sidomos kur në mes është një "finale" për titullin kampion në Angli. Trajneri portugez jep kontributi­n e parë për ta ndezur akoma më shumë sfidën kundër Mançester Sitit. Në vigjiljen e derbit të Mançesteri­t, që mund të rihapë kampionati­n anglez dhe mund ta dërgojë Murinjon -5 nga rivalët e tij të betuar, trajneri i "Djajve" ka lëshuar një akuzë të hapur në drejtim të kundërshta­rëve të tij. Ai e quan skuadrën e Sitit një ekip aktorësh dhe akuzon lojtarët e Guardiolës se janë simulues.

"Janë ekip shumë i fortë. Mbrohen mirë dhe reagojnë në të njëjtën mënyrë edhe kur humbasin topin. Sulmi i tyre është shumë dinamik dhe lëvizjet e tyre në fushën e lojës janë shumë kreative", tha Murinjo fillimisht në analizën që u bën kundërshta­rëve të tij.

KRITIKA- Por, nuk mund të mungonin as kritikat për këtë sfidë dhe gjërat që nuk i pëlqejnë nga kundërshta­ri. "Special One" thotë se lojtarët e Sitit e humbasin ekuilibrin shumë shpejt. Mjafton të fryjë pak erë dhe ata bien lehtë", tha Murinjo. Një deklaratë që e ka ndezur derbin e Sitit, por mbi të gjitha ka karikuar lojtarët e të dyja ekipeve. Por, Murinjo thumbon edhe trajnerin Guardiola për fjongon që mban në mbështetje të rebelëve të arrestuar në Katalunjë. "Nuk e kuptoj pse federata i sheh gjërat me sy të ndryshëm. Nëse unë do të kisha bërë një gjest të tillë, do të isha përjashtua­r ose pezulluar për disa ndeshje. Kur e bëjnë të tjerët, nuk ka asnjë problem. Kjo më duket e çuditshme", vazhdoi më tej trajneri i Junajtid. Megjithatë, portugezi mendon se ndeshja e sotme do të jetë spektakola­re sepse ekipet e kanë rritur nivelin e tyre në krahasim me një vit më parë. "Ne jemi forcuar, por edhe Siti gjithashtu. Ekipet janë në formë të mirë dhe do të jetë lojë e bukur. Derbi vlen shumë për njerëzit, por për mua është një ndeshje me 3 pikë", përfundoi Murinjo.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania