Panorama Sport (Albania)

Doktor Shehi: Skënderbeu më i mirë që kam parë

"Ekipi meriton 10 me yll për paraqitjen në Ligën e Europës"

- LLAZI SARO

Skënderbeu mbylli aventurën në Eu ropë dhe tashmë është krejtësish­t i përqendrua­r për kampionati­n. Për kapitenin Orges Shehi, fitimi i titullit është objektivi madhor. Në një intervistë për "Panorama Sport", portieri flet edhe për përshëndet­jen me Europën dhe takimin me kolegun e tij te Jang Bojs, pas ndeshjes së luajtur në Bernë. Sipas durrsakut, ky është Skënderbeu më i mirë i epokës së titujve.

Orges, e mbyllët fazën e grupeve me pesë pikë në 6 takime. Si do ta vlerësonit këtë paraqitje?

Të them të drejtën, jo vetëm në kuptimin e pikëve, por edhe në paraqitjet që kemi bërë, mund të them se ky edicion ka qenë shumë më i mirë se debutimi dy vite më parë në fazën e grupeve. Kjo, duke nisur që nga faza paraelimin­atore, ku kaluam katër ture dhe më pas në grupe, që arritëm të luanim si të barabartë me ekipe shumë të forta. Prandaj dhe gjykoj se paraqitja ka qenë më e mirë se e dy viteve më parë.

Çfarë note do t'i vendosnit këtij edicioni në Europë?

Them se ekipi meriton 10 me yll për gjithçka që kemi mundur të bëjmë. Luajtëm ndeshje në nivel të lartë. Ishte një kompeticio­n që na fali shumë emocione, pasi jo vetëm Korça, por të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, ishin me ne dhe donin që të shkonim sa më lart. Ky ekip meritonte të kishte edhe disa pikë më shumë në renditje.

SKANDALI

Vendi i dytë ishte i mundshëm, çfarë ju ka mbetur peng?

Objektivi ishte mjaft i vështirë për t'u arritur, por pas ndeshjeve të para, mund të them se kishim shanse reale që të kapnim vendin e dytë në grup. Të fitosh me Dinamon e Kievit nuk

është pak, por peng më ka mbetur humbja e fundit me Jang Bojsin. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por u ndëshkuan pas një shtese që u akordua mbi shtesë.

Tashmë do të jeni të përqendrua­r vetëm në kampionat, çfarë prisni?

Kampionati ka qenë objektivi

jonë primar dhe normalisht që të gjitha energjitë tashmë nuk do t'i kursejmë për të fituar çdo ndeshje.

Sa e vështirë do të jetë të luani pas vetëm 24 orësh pushim?

Të them të drejtën koha e rikuperimi­t dhe e përgatitje­s së

ndeshjes së sotme kundër Laçit është e paktë, por ne jemi një ekip që kemi organikën e plotë për të përballuar të tilla ngarkesa. Jemi mësuar prej muajsh dhe po luajmë kaq ngjeshur. Sigurisht që lodhja është e madhe prej udhëtimit që bëmë, por kjo nuk do të thotë gjë.

Laçi po bën mirë këtë sezon, i druheni?

Laçi është një ekip mjaft i fortë në fushën e vet, me një kombinim të mirë të lojtarëve me eksperienc­ë dhe të rinjve të talentuar. Mendoj se ka merituar më shumë pikë se çfarë ka tani. Por, gjithsesi jemi të bindur për maksimumin duke vijuar me rezultatet pozitive.

Katër mungesa të sigurta dhe tre lojtarë në dyshim. Janë shumë edhe për një ekip si Skënderbeu?

Nuk besoj se do të jenë kaq mungesa, pasi fjala e fundit do të thuhet nesër (sot). Por, ne jemi një ekip që kemi 25 lojtarë të aftë.

Kukësi u mund edhe nga Lushnja. Një ekip më pak për garën për titull?

Kampionati këtë vit po tregon se çdo ekip duhet të djersijë shumë që të fitojë. Unë nuk e di se cilat janë objektivat e Kukësit, pasi mendoj vetëm për Skënderbeu­n dhe duhet të jemi të kujdesshëm.

Nëse flasim me përqindje, sa ka Skënderbeu për fitimin e titullit?

Përtej modestisë, të gjithë i kanë dhënë përqindjen maksimale Skënderbeu­t për fitimin e titullit kampion, prandaj mund të them se ne na takon të mbajmë këtë ritëm dhe të japim më të mirën e mundshme.

UEFA ju vlerësoi si portierin e tretë më të mirë në bazë të pritjeve. Çfarë ndjesie patët?

Mund të them që ishte një vlerësim i madh dhe një falënderim për punën e bërë, jo vetëm tani, por që në fillimet e karrierës sime si futbollist. Ishte diçka e bukur që më bëri te ndihem mirë dhe më gëzoi pa masë.

Ky vlerësim ju bind që kishit bërë zgjedhjen e duhur të vazhdonit karrierën?

Unë e kam thënë edhe më herët se futbollin nuk mendova ta le pasi isha i pamundur fizikisht. Përkundraz­i, mendova se ishte moment më i mirë për ta bërë një gjë, por më pas gjërat rrodhën ndryshe. Do t'ju tregoj dhe diçka në fund të ndeshjes me Jang Bojsin. Portier i tyre, Uolfli, është 35 vjeç dhe u afrua duke më përgëzuar, që pavarësish­t se në moshën 40 vjeç, kisha një formë të tillë. Ishte kurioz të dinte për sekretin që kisha. Pra, diçka që më bëri të ndihem vërtet mirë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania