Panorama Sport (Albania)

Derbi bardheblu, shmanget dhuna

Dhunë dhe arrestime përpara derbit në basketboll

-

Tirana në basketboll për meshkuj është hakmarrë ndaj asaj humbjeje në tavolinë kundër Partizanit, teksa ka fituar dje në mbrëmje pas një rivaliteti gjatë pjesës së parë, por me shumë me shumë lehtësi gjatë së dytës, duke e mbyllur...

Përpara ndeshjes së derbit, e cila do të zhvillohej në orën 19:00, në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqyteti­t, ka pasur incidente, dhunë dhe një valë arrestimes­h nga ana e policisë, që ka qenë në një numër mjaft të madh, rreth 100 policë nga të gjitha strukturat, ku nuk kanë munguar as forcat e FNSH (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë), Shqiponja dhe atyre të rendit. Shumë prej tifozëve kanë pasur me vete edhe shishe benzine të tipit molotov, ku dy prej tyre janë hedhur në këmbët e policëve. Gjithashtu nuk kanë munguar shkopat e bejsbollit, zinxhirë, doreza hekuri e të tjera mjete të forta që këta tifozë do t'i përdornin brenda ambienteve të pallatit të sportit. Duke u nisur nga këto rrethana, forcat e rendit kanë arrestuar dhjetëra tifozë, ku nuk i është shmangur as zëvendëstr­ajneri i ekipit bardheblu, Melzin Lazimi. Që më parë ishte bërë me dije se do të kishte trazira gjatë kësaj ndeshjeje, pasi ashtu si dhe në takimin e parë të luajtur në "Fahrie Hoti", kur ndeshja u ndërpre në periodën e tretë pas incidentev­e mes tifozëve "Fanatics" dhe lojtarëve të Partizanit, edhe në këtë përballje të dytë, tensioni ka qenë mjaft i lartë, shumë kohë përpara se ky takim të niste. Ekipi i basketboll­it Tirana, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në "Facebook", ka bërë me dije: "Përpara ndeshjes ka pasur mjaft incidente. Zëvendëstr­ajneri i ekipit bardheblu është shoqëruar në komisariat nga forcat e rendit pa asnjë arsye. Ndërkohë që 4 lojtarë të Tiranës kanë qëndruar për rreth 20 minuta jashtë pallatit të sportit, në shi dhe nuk janë lejuar të hyjnë, duke u kërkuar kartat e identiteti­t. Klubi bardheblu e konsideron këtë incident një skandal, duke deklaruar se kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë. Madje as në ndeshjet që janë luajtur në fushën e saj, duke i mirëpritur tifozët kundërshta­rë". Policët jashtë pallatit të sportit kanë qenë të shumtë në numër dhe tifozët u lejuan të hyjnë vetëm me mjete identifiki­mi. Kjo ka bërë që policia të infiltront­e të gjithë tifozët që do të hynin në pallatin e sportit. Ajo ka meritën se shmangu incidentet, por u është mohuar një e drejtë tifozërive që të ishin të pranishme në ndeshje.

 ??  ??
 ??  ?? Forcat e rendit gjatë ndeshjes
së djeshme
Forcat e rendit gjatë ndeshjes së djeshme
 ??  ??
 ??  ?? Çast nga përleshja para ndeshjes
Çast nga përleshja para ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania