Panorama Sport (Albania)

Tirana, spektakël në Fushë-Krujë

Nuk ka më blofe, vendosin Daja, Turtulli dhe Karabeci

- LIRIDON PASHA

Reshjet e shiut nuk e ndalin "vrullin" bardheblu. Tirana nuk mund të gabonte dy herë radhazi në transfertë dhe dje dëshmoi se është në rrugën e duhur për t'u kthyer në Kategorinë Superiore. Kryeqyteta­sit "çmontuan"...

Reshjet e shiut nuk e ndalin "vrullin" bardheblu. Tirana nuk mund të gabonte dy herë radhazi në transfertë dhe dje dëshmoi se është në rrugën e duhur për t'u kthyer në Kategorinë Superiore. Kryeqyteta­sit "çmontuan" Ilirinë për 45 minuta, falë golave të Asion Dajës, Erando Karabecit dhe Marvin Turtullit. Tregolëshi në bastionin e kuq ka mjaftuar për të marrë një trepikësh të artë dhe ruajtur distancën me ndjekësen më të afërt, Bylisin. Skuadra e Ze Marias e kaloi me sukses transfertë­n e cilësuar si mjaft të vështirë ndaj Ilirisë, duke arritur ta mbyllë lojën që në pjesën e parë.

PJESA E PARË - Është Lleshi i vendësve që nis topin e parë nga mesfusha, por janë kryeqyteta­sit që vihen menjëherë në kontroll të tij. Ata shfaqen rrezikshëm me Ngoonë, por ky aksion kalohet pa problem nga portieri Baku. Edhe pse janë vetëm minutat e para, Tirana rrezikon në dy raste me Karabecin që tenton portën, por pa sukses. Iliria tenton të shohë nga porta mike, por nuk depërton dot mbrojtjen, as me Lleshin dhe as me "ish"- in Kurti. Kundërpërg­jigjja e kryeqyteta­sve vjen me Halilin, që ka një rast të bukur, por pret mjaft bukur portieri vendës Baku. Në të 25-ën, Iliria kishte rastin më të mirë të ndeshjes, kur një harkim i kapitenit Doçi nuk grushtohet dot nga Lika, por edhe pse topi mbeti në lojë, askush nuk e shtyu në rrjetë. Ky moment "nxeh" bardheblut­ë. Në të 26-ën Daja merr një asist nga Karabeci dhe nga 25 metra zhbllokon shifrat me një "perlë". Pas pësimit të golit, Iliria duket e pafuqishme për të ndërtuar aksione, por vetëm mbrohet. Në të 43-ën, një faull në favor të Tiranës ekzekutohe­t nga Karabeci, i cili kroson në zonë dhe Turtulli i pambuluar e çon topin me kokë në rrjetë, dhe 0-2. Kur pritej mbyllja e pjesës së parë, ka një tjetër goditje dënimi. Sërish Karabeci merr përsipër ekzekutimi­n, por këtë herë e dërgon drejt e në portën e mbrojtur prej Bakut, duke çuar shifrat në 0-3.

PJESA E DYTË - Edhe pse ndeshja rinis pa ndryshime, kur kalojnë 10 minuta, trajneri Fatmir Sala mundohet të freskojë sulmin dhe mesfushën, përkatësis­ht Lleshin për Xhabrahimi­n dhe Kurtin për Zunën. Iliria shfaqet më kërkuese, ndërsa Tirana vihet

në mbrojtje të rezultatin. Zuna, i futur në lojë në pjesën e dytë, krijon një rast ideal në të 75ën, por goditja e tij kalon ngjitur me shtyllën pingule. Edhe Ze Maria kryen disa zëvendësim­e, ndërsa mendon t'u japë minuta të rinjve Bardhi e Nuriu, në vend të Grecës e

Halilit, ndërsa në vend të Turtullit aktivizoi Caken. Ky i fundit sapo u fut në lojë, shfaqet rrezikshëm te porta e Bakut, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë. Minutat në vijim nuk kanë shumë histori dhe Tirana e mbyll me fitore transfertë­n në bastionin e kuq.

 ??  ?? Daja, Karabeci dhe Turtulli, autorët e golave duke festuar në Fushë-Krujë
Daja, Karabeci dhe Turtulli, autorët e golave duke festuar në Fushë-Krujë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania