Panorama Sport (Albania)

Titulli vakant, Shulku: Tani vendos FSHF

-

Sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së në një prononcim të dhënë dje për "Ora News", pohoi se dhuna e shfaqur në takimin Përmeti-Këlcyra kishte kohë që nuk shikohej dhe garantoi se dhunuesit do të marrin ndëshkimin e merituar. "Kushdo që e ka parë atë skenë, janë pamje jo të këndshme, jo të mira. Kishte kohë që nuk shikonim ekipe dhe lojtarë, që të ushtronin dhunë ndaj zyrtarëve në atë formë. Megjithatë, këto, herë pas here, shfaqen. Komisionet e FSHF-së gjithmonë kanë qenë të ashpra me dënimet që janë marrë për lojtarët që dhunojnë garën. Jam i mendimit se edhe në rastin konkret, ata që kanë dhunuar zyrtarët e ndeshjes dhe gjithë përgjegjës­it që kanë lidhje me të, do të marrin ndëshkimin e merituar dhe kjo është e padiskutue­shme", tha Shulku fillimisht.

TITULLI I HEQUR- Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, pohoi para pak ditësh se, klubi ka bërë një kërkesë në FSHF për titullin që iu hoq Skënderbeu­t. Shulku konfirmoi kërkesën e të kuqve dhe pohoi se tani do të vendosin komisionet e FSHF-së për titullin vakant. "Partizani ka sjellë një kërkesë, mendoj se do ta shqyrtojnë komisionet përkatëse, nëse i takon ai titull apo jo. Siç e dini, titullin e ka marrë Skënderbeu, por ka marrë një penalitet nga komisionet e UEFA-s dhe mendoj se komisionet e FSHF-së do të marrin një vendim nëse i takon ky titull Partizanit apo do të ngelet vakant. Mendoj se do të ketë një vendim. Kthimi i titullit e ka një afat. Përveç shkresës zyrtare që ka nisur Partizani, që nuk i kemi kthyer përgjigje, ne po presim që komisioni ta shqyrtojë dhe të marrim një vendim. Komisionet e federatës apo të UEFA-s do ta shqyrtojnë? Komisionet e FSHF-së, ato të UEFA-s nuk kanë lidhje", u shpreh sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania