Panorama Sport (Albania)

Tomori, festa mund të kushtojë shtrenjtë

Klubi beratas u frikësohet incidentev­e dhe u bën thirrje tifozëve: Ruani qetësinë në stadium!

-

Trajneri i Tomorit, Gersi Arbri, është duke iu dhënë udhëzimet e fundit skuadrës në prag të sfidës me Naftëtarin, e cila do të zhvillohet të shtunën, në orën 13:00, në stadiumin e Beratit. Kjo sfidë pritet të ketë një interes të dyfishtë te sportdashë­sit vendës për vetë faktin se ky takim konsideroh­et si "derbi i vogël", që tashmë ka marrë përmasa mjaft të larta për shkak të "rivaliteti­t" që ka ndodhur në vitet e fundit. Mirëpo, ajo që është edhe më e rëndësishm­ja, ka të bëjë me inaugurimi­n e stadiumit, të cilit i është kryer një rikonstruk­sion i fushës, që ka zgjatur për afro 10 muaj. Gjithsesi, tashmë sportdashë­sit beratas janë të detyruar t'i gëzohen faktit se kjo "telenovelë" ka marrë fund dhe nuk do të hallakaten më duke udhëtuar për të ndjekur skuadrën e tyre jashtë qytetit përkatës. Në një komunikatë të bërë në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social "Facebook", drejtuesit kanë shprehur pak a shumë atë që është thënë vetëm një ditë më përpara në artikullin e gazetës. "Stadiumi Olimpik i Tomorit është plotësisht gati për ndeshjen e fundjavës, ku skuadra jonë do të përballet në javën e 11të të Kategorisë së Parë me Naftëtarin, e cila konsideroh­et edhe si derbi i prefekturë­s. Inspektori i FSHF-së, Eduard Gjini, pasi ka parë nga afër punimet, është shprehur se puna e zhvilluar ka qenë ajo e standardev­e të larta dhe ky stadium i përmbush të gjitha kriteret e mundshme", thuhej fillimisht. Teksa më tej, drejtuesit e klubit u kanë thirrje tifozëve që të tregohen të matur në veprimet e tyre dhe të distancohe­n nga çdo incident i mundshëm. "U bëjmë thirrje tifozëve, të jenë në një numër sa më të lartë në duelin e kësaj jave, pasi mbështetja juaj do të jetë shumë e domosdoshm­e për ecurinë e skuadrës. Duke parë edhe 'rivaliteti­n' që është krijuar në këto dy vitet e fundit midis Tomorit dhe Naftëtarit, do t'ju bënim thirrje që të ruanit qetësinë dhe të shmangeni nga çdo incident i mundshëm. Çdo problem i ndodhur, do të jetë në dëm të skuadrës dhe klubit. Ndaj, kërkojmë mbështetje shembullor­e dhe qytetare", u tha në deklaratën e klubit. Eris Sylyku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania