Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu pa mëshirë, “telenovelë” në Vlorë

Flamurtari-Laçi luhet vetëm 45 minuta, sot akti i dytë. Kurbinasit në avantazh pas një penalltie që tërboi trajnerin Duro & CO

- ALBAN ALUSHI

Situata atmosferik­e në vend ishte një nga faktorët që e zbehu jo pak ritmin e lojës në Lushnjë. Kryesori Xhemalaj u vu në qendër të diskutimev­e dhe pretendime­ve nga lushnjarët për momentin pikant të ndeshjes, u bë protagonis­t për ndërhyrjen e Spahos ndaj Muzakës duke nxjerrë me të kuq gardianin e vendësve që i kishin kryer të tria zëvendësim­et. Një eurogol i Xhejmsit në start ishte tregues i qartë i supremacis­ë së miqve. Aliti ndëshkoi ekipin e tij në mesin e pjesës së parë dhe në fund është Gavazaj që shënon. Tri pikë të radhës për Skënderbeu­n që rikthehet te fitorja pas disfatës në Laç dhe vijon ecurinë e saj në krye, e cila u vulos nga goli i Radasit në goditjen e dënimit, ku në portë ishte Canka pas daljes së Spahos me të kuq. Lushnja? Lufton shumë dhe po tenton me çdo mënyrë për të mos pranuar fatin që ka shkruar deri më tani me gabimet dhe pikët që ka në klasifikim. Ndaj Skënderbeu­t, as këto tipare nuk mjaftuan…

PJESA E PARË

Shiu binte me intensitet të lartë, por më i lartë akoma është ai i lojës së Skënderbeu­t. Korçarët startuan lojën me qartësinë e duhur dhe u shpërblyen që në minutën e katërt. Një aksion i Takut, i cili asiston për Souen, që kthen mjaft mirë topin për Xhejmsin në qendër dhe finalizimi është brilant: Goditje me thembër dhe korçarët gjejnë avantazhin. Çdo minutë që kalon e rëndon më shumë terrenin, sidomos në qendër të mesfushës, ku vihet re prania e pellgjeve të ujit dhe baltës. Aksionet e miqve janë të shumta, ndërkohë që vendësit nuk kanë forcën e duhur për të reaguar. Në të 27- ën minutë vjen momenti i parë i rrezikshëm në favor të Lushnjës, por Shehi përgjigjet dhe e çon në këndore gjuajtjen e Pepës. Krosimi nga këndi sjell edhe golin e barazimit, kur Aliti në qendër, nën dyluftimin me Bufasin, e devijon sferën drejt portës së Shehit dhe shënon autogol. Miqtë marrin zemër, por jo frenat e lojës. Janë sërish të besuarit e Dajës që dominojnë dhe ushtrojnë presion me forca të shumta drejt sulmit. Gjithçka do të shpërblehe­t edhe një herë në të fundit minutë të kohës së rregullt, kur pasimi i Takut nuk arrihet nga Soue, por shndërrohe­t në asist për

Gavazajn që e devijon në rrjetë dhe i çon korçarët në dhomat e zhveshjes në avantazh, 1- 2.

PJESA E DYTË

Ndeshja nis në të njëjtat kushte, ku sërish korçarët janë të qartë në idetë e tyre dhe në manovrën sulmuese.

I pari është Aliti që tenton nga distanca, por mbi tra. Ndeshja merr ritëm për shkak se edhe fusha është tharë. Në të 52ën është radha e vendësve për të tentuar me Taullaun, por sfera e goditur nga larg shkon në duart e Shehit.

Rasti me Cankën dhe më pas goditja e Vangjelit janë shumë pak nga të dyja ekipet për të ndryshuar rezultatin. Episodi kryesor i takimit ishte kundërsulm­i i korçarëve me Muzakën, që i vetëm me Spahon, pëson faull dhe për arbitrin

kryesor ka karton të kuq për gardianin e vendësve. Kjo bën që Lushnja të mbesë me dhjetë vetë dhe në portë do të futet Canka, për shkak se janë kryer të tri zëvendësim­et. Pas dy minutave protesta dhe tension, Radas ekzekuton dhe

Canka nuk e devijon dot, përfundon në rrjetë. Korçarët rigjejnë fitoren dhe rikthejnë qetësinë në kryesim, ndërsa Lushnja nuk ka me vete as fatin për të përballuar sfida të tilla në rrugëtimin për arritjen e mbijetesës.

 ??  ?? Moment nga ndeshja e djeshme
Moment nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania