Panorama Sport (Albania)

Ronaldo dhe Reali ulen në fronin botëror

“Topi i Artë” çan murin dhe siguron fitoren e trofeut për madrilenët

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kristiano Ronaldo bën diferencën dhe dje ishte momenti për ta kuptuar edhe trajneri i Gremios, Renato Portalupi. Portugezi shënon golin e shtatë në një botëror për klub duke u dhuruar madrilenëv­e trofeun e gjashtë "botëror": përveç tre Interkonti­nentaleve, janë po tre edhe trofetë në Botërorin për klube, duke u bërë ekipi i parë që arrijnë diçka të tillë. Ndeshja e djeshme pati vetëm një drejtim dhe u vendos nga një gol në minutën e tetë të pjesës së dytë nga portugezi me goditje dënimi. Rezultati i ngushtë nuk tregon të vërtetën për ecurinë e takimit me ekipin e Gremios që për 90 minuta nuk mundi të krijojë asnjë rrezik në zonën e Navas. Zidan, nga ana e tij, feston titullin e tetë në 23 muaj si trajner, ndërsa për Realin ishte trofeu i pestë për këtë vit.

VETËM REAL - Ndeshja nis menjëherë shumë ashpër me Geromel (kapiteni i Gremios) që vetëm pas 70 sekondash ndërhyn ndaj Ronaldos. Portugezi nuk shtiret, teksa përpëlitet në tokë duke i treguar shenjat e ndërhyrjes arbitrit meksikan, Ramos, që nuk dihet përse nuk nxori menjëherë kartonin. Brazilianë­t duket se zbresin në fushë për të mos pësuar dhe Reali përfiton duke fituar terren. Me gjithë supremacin­ë e "Los Blancos", goditja e tyre e parë drejt portës vjen në minutën e 20-të, kur Ronaldo tenton pa sukses nga distanca. Pak më pas kombinim Marselo-Izko dhe krosim në zonë për Karvahal që gabon shënjestrë­n. E vetmja përgjigje e Gremio, vjen në minutën e 40-të, me Edilson që nuk arrin të inkuadrojë portën. Dy përpjekje të tjera të Ronaldos janë gjithçka që ofron tjetër pjesa e parë.

SHPËRDORIM - Edhe pas pushimit, sfida vazhdon me monologun e Ronaldos përballë portës së Gremios. Goli gjithashtu është i gjithi prodhim i portugezit që fillimisht pëson faullin e më pas ekzekuton goditjen e dënimit që do të sjellë golin e fitores. "Topi i Artë" gjen përsëri golin, por këtë herë i mohohet për pozicion jashtë loje të Benzemasë. Francezi përsëri i vërshëllye­r i lë vendin Bejlit, ndërsa pak më parë, Vazkes zëvendëson­te Izkon. Ndeshja nuk ndryshon drejtim as me ndryshimet e Gremios dhe kur Reali arrin të mbyllë aksionet, gjithmonë prezent portieri Grohe që ndal çdo tentativë në drejtim të tij duke mos lejuar ndryshimin e rezultatit deri në fund. Për Zidanin dhe Realin mjafton një avantazh minimal për të siguruar trofeun, ndërsa tifozët madrilenë festojnë trofeun e radhës në pritje të "El Classico"-s së fundjavës së ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania