Panorama Sport (Albania)

Siti është një “përbindësh” dhe arratiset në krye

Gyndoan, De Brujne dhe Sterling e dërgojnë në 14 pikë diferencën nga Junajtid

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tani janë 16: 4 muaj fitore radhazi në ka mpionat për Mançester Sitin, një udhëtim nga stina e verës në dimër. 41 ndaj Totenhemit konfirmon forcën e pabesueshm­e të skuadrës së Pep Guardiolës. Pjesa e parë me topin gjithnjë në këmbët e Sitit, Totenhemi zgjohet për 15 minuta, por pas golit të 2-0, me De Brujnen përsëritet i njëjti film i kryesuesve. Spektakël i pastër, aksione fantastike dhe tre protagonis­të absolutë: De Brujne, Gyndoan dhe Sane. Siti ka luksin të godasë edhe shtyllën nga penalltia. Goli i Eriksenit në shtesë është i nderit të kotësisë.

NDESHJA - Ftohtë, lagështirë dhe gati të nisë bora. Është koha ideale e ujqërve, por Sitit i shkon për shtat. Mungesa surprizë e David Silvës, i krahasuar ditët e fundit me Iniestën për shkak të rëndësisë në skuadrën angleze, justifikoh­et për "arsye personale". Guardiola e nis me një 4-1-4-1: Fernandinj­o rreshtohet përpara mbrojtjes, ndërsa Aguero është më i avancuar nga Sane dhe Sterling. Në sulmin e parë (14') Siti kalon në avantazh: goditje këndi e Sanesë, prekje me kokë e Gyndoanit dhe topi ndalet në rrjetë. 2-0 shpërdoroh­et 10 minuta më vonë: Loris ndal Agueron dhe Sterling godet jashtë. Gyndoan dhe pastaj Aguero e provojnë sërish. Totenhemi na kujton që është në fushë me një tentativë të Kejnit, por e djathta e tij i kalon pranë shtyllës.

PJESA E DYTË - Rinis me Spërsat që tentojnë të mbyllin Sitin në zonë. Sërish Kejn provon në 55', por Ederson pret. Totenhemi këmbëngul, por skuadra e Guardiolës i godet në kundërsulm­in e minutës së 70- të. Një nisje fantastike, asist i Gyndoanit për De Brujnen që i mbijeton një ndërhyrjej­e të fortë të Dele Alit dhe goditja e belgut është e papritshme nga Loris. Totenhemi fundoset: Vertongen rrëzon De Brujnen në zonë dhe penallti: Ekzekuton Zhezus, por topi kthehet pas nga shtylla, provon Sterling, por e dërgon sferën në tribunë. 3-0 është një tjetër gol që ngre stadiumin në këmbë: De Brujne rifiton topin dhe hap lojën për Sanenë. Gjermani hyn në zonë dhe shërben Sterlingun e vetëm në zonë për prekjen e fundit. "Poker"-i në minutën e fundit vjen pas një gabimi të miqve, në konfuzion total. Topi që i doli huq Sterlingut, kalon mes këmbëve të Lorisit, sulmuesi rrotullon portierin francez dhe hyn në portë. Eriksen shënon në 93', por festa e Sitit kishte kohë që kishte nisur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania