Panorama Sport (Albania)

Interin e shkund Udineze, e dënon me humbjen e parë

Lazanja, De Pol e Barak ndalin ekipin e Spaletit, i pavlerë goli i kapitenit Ikardi

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ka ardhur edhe hum bja e parë sezonale për Interin e Luçiano Spaletit, që deri dje (java e 17të) ishte e vetmja skuadër ende e pamposhtur në Serinë A (me 23 rezultate pozitive radhazi, 16 në ndeshje zyrtare e 7 në miqësore). Në "San Siro" ka fituar Udineze e Masimo Odos (13), duke konfirmuar momentin pozitiv (3 fitore në po aq ndeshje radhazi). Pas një pjese të parë të dominuar nga djemtë e Spaletit, por e mbyllur në shifrat 11 me golat e Lazanjës e Ikardit, në fraksionin e dytë janë bardhezinj­të që kanë kontrollua­r ndeshjen. Friulanët dyfishuan rezultatin me De Pol, që shndërroi në gol një penallti të akorduar nga gjyqtari Mariani me ndihmën e VAR pas faullit me dorë në zonë të Santon. Në të 77'- ën Barak vulosi sfidën, duke shfrytëzua­r në mënyrë të përkryer një asist të Janktos.

PJESË E PARË FLET ZIKALTËR - Në vërshëllim­ën e nisjes, Krishtlind­jet kaluan në sfond. Katër minuta dhe krosimi i Brozoviç gjeti në zonë Vesinon, i cili me kokë godet rrjetën e jashtme. Starti anon nga ana e zikaltërve, në minutën e 7-të, Perisiç kroson për Kandrevën në shtyllën e parë, por italiani nuk arrin të befasojë Bixarrin. Djemtë e Spaletit, pa u sforcuar, mbajnë ndeshjen nën kontroll. Por, një shpërqendr­im i Santon i dhuron avantazhin Udinezes: mbrojtësi humbet topin, Vidmer e rikuperon dhe shërben në zonë Lazanjën, i cili i harruar nga mbrojtësit zikaltër dërgon lehtësisht topin në rrjetë. Por, disavantaz­hi, nën sytë e presidenti­t Erik Tohir (prezent për herë të parë këtë sezon në ndjekje të skuadrës), zgjat shumë pak. Në aksionin e parë të Interit, pas pësimit të golit, krosimi i Kandrevës gjen në zonë Ikardin, që në shtyllën e parë dërgon pa problem topin pas shpinës së Bixarrit. Në minutën e 19-të, Santon përpiqet të shlyejë gabimin, por e djathta është qendrore dhe shumë e thjeshtë për t'u kontrollua­r. Dy minuta më pas, Kandreva tenton goditjen e vitit me një konkluzion fluturimth­i pranë zonës: topi përfundon mbi traversë për pak. Borha Valero bën sërish të duartrokas­ë publikun e "San Siro"-s në minutën e 33-të: tunel mes këmbëve të Fofana, por goditja është qendrore. Luan vetëm Interi, friulanët arrijnë të mbajnë barazimin vetëm për pakujdesit­ë e zikaltërve.

VRULL BARDHEZI - Në pjesën e dytë përmbyset hierarkia dhe vetëm pas 12 minutash duhet ndërhyrja e VAR-it. Krosimi i Vidmer përplaset në dorën e majtë të Santon. Gjyqtari, megjithatë, duhet të verifikojë që topi nuk kishte dalë dhe kalojnë thuajse 3

minuta përpara akordimit të 11- metërshit. Penalltinë e shndërron në gol De Pol. Interi fillon të "lëkundet" dhe pas 22 minutash nga fillimi i pjesës së dytë nuk ka sinjale nga vazhdimësi­a e parë në 45 minutat e para. Ndëshkohet edhe Vesino me karton të verdhë

(i pesti personal), duke humbur kështu ndeshjen e ardhshme me Sasuolon. Në të 77-ën Udineze u jep fund shpresave zikaltër: krosim nga e majta i Janktos dhe Barak vulos shifrat 1-3. Odo merr fitoren e tretë radhazi në kampionat, Interi shuplakën e parë të vitit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania