Panorama Sport (Albania)

Bajerni i Mynihut “pa frena”, por e shpëton portieri

Shtutgarti reziston . Skuadra e ejnkesit merr arratinë, 11 pikë nga Shalke

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nëse më parë ishte një dyshim, me kohën po bëhet një siguri. 11 pikët e avantazhit që Bajerni ka nga vendi i dytë (Shalke, por nëse Lajpcigu fiton sot ndaj Hertës shkon në - 10) tregojnë se në Bundesligë, bavarezëve u mjafton pak për të fituar. Por, ashtu siç ka deklaruar shumë herë Levandovsk­i dhe Hejnkes, kanë nevojë për një sulmues që të pushojë polaku. Në tri ndeshjet e fundit në kampionat, Bajerni ka shënuar vetëm 3 gola, por duke i fituar 9 pikët, falë tre 1-0 radhazi. Kundër Shtutgarti­t, në ndeshjen e fundit të 2017-ës në Bundesligë, mjafton goli i Mylerit në 79'. Por, në minutën e 94-ët Ulraish i pret një penallti Akolos. Pak sekonda më parë Levandovsk­i kishte gabuar një gol të sigurt.

NDESHJA - Në shtëpi, Shtutgarti është një skuadër solide: plot 16 nga 17 pikët, që ka në klasifikim, i ka fituar pikërisht në stadiumin e vet. Me mendjen tek sfida kundër Dortmundit në Kupën e Gjermanisë në mesjavë, Hejnkes i beson rrotacioni­t dhe lë jashtë Mylerin dhe Riberinë për Hamesin dhe Komanin. Por sjellja e kampionëve në fushë është e duhura: Pas 50 sekondash, Levandovsk­i ka rastin e parë për gol, por godet vetëm pjesën e jashtme të rrjetës. Shtutgarti vë në vështirësi Bajernin në fazën e ndërtimit të lojës, me një presing shumë lartë në fushë. Në 7' Akolo detyron Ulraishin të bëjë një ndërhyrje të vështirë. Bajerni vuan të krijojë dhe të vetmet raste i ka në 21' (pritje e bukur e Cilerit ndaj Levandovsk­it) dhe në 34' ( shpërdoron Toliso). Edhe në pjesën e dytë, bavarezët vuajnë: në 66' provon Boateng nga jashtë zone, por Ciler është i kujdesshëm. Hejnkes aktivizon Komanin dhe Mylerin dhe pikërisht ata zhbllokojn­ë rezultatin: francezi, nga e majta, gjen sulmuesin, i cili mposht Cilerin

me një nga goditjet e veta. Por, Shtutgarti nuk dorëzohet dhe krijon raste të ndryshme. Asano dhe Badshtuber humbasin golin e barazimit nga goditja e këndit (87' dhe 88'), ndërsa miqtë shpërdoroj­në një shans të pabesueshë­m në kundërsulm me Levandovsk­in në 92'. Por në sekondën e fundit, Shtutgarti ka shansin e jetës: faull i Zyles ndaj Askakibari­t dhe arbitri ndërhyn falë VAR-it. Por Ulraish bën mrekullinë dhe pret penalltinë e Akolos. Përfundon me fitoren e katërt radhazi të Bajernit që merr arratinë: +11 nga Shalke.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania