Panorama Sport (Albania)

Super-Besëlidhja, Tomori bind në derbi

Shiu shtyn Shënkolli-Bylisi, ndërsa Egnatia-Kastrioti luhet vetëm 45 minuta

- FERIZ FERIZAJ

Besëlidhja shkatërron Besën dhe e nxjerr përfundimi­sht nga gara për rikthimin në Superiore. Portieri Kaloshi ndëshkon skuadrën e tij ku bën gabime foshnjarak­e dhe pëson tre gola duke e detyruar trajnerin Bledar Sinella që ta nxjerrë nga loja që në minutën e 59-të. Kavajasit...

Besëlidhja shkatërron Besën dhe e nxjerr përfundimi­sht nga gara për rikthimin në Superiore. Portieri Kaloshi ndëshkon skuadrën e tij ku bën gabime foshnjarak­e dhe pëson tre gola duke e detyruar trajnerin Bledar Sinella që ta nxjerrë nga loja që në minutën e 59- të. Kavajasit pësuan humbjen e dytë radhazi, ndërsa kanë gjashtë takime që nuk fitojnë. Besa zbret në vendin e 6-të me 13 pikë dhe duket se shuhen përfundimi­sht shpresat për elitën. Ndërsa, Besëlidhja bën një paraqitje shumë të mirë dhe siguron tri pikë shumë të rëndësishm­e në këtë periudhë.

NDESHJA

Loja nis me vendësit në sulm ku fillimisht Shabani e Oshafi shpërdoroj­në dy raste shumë të mira. Në të 14-ën është Omar Kamara që finalizon saktë një aksion të miqve dhe i jep avantazhin. Megjithatë, katër minuta më pas është Oshafi që korrigjon shënjestrë­n dhe barazon rezultatin. Në vazhdim, vendësit krijojnë sërish raste me Shabanin e Oshafin, por mungon finalizimi. Pjesa e dytë nis me sulme të njëpasnjës­hme të Besës. Kur pritej goli i avantazhit nga kavajasit, pasi kishte gabuar dy herë Perja me kokë në 47-ën e 49-ën, vjen eurogoli i lezhjanëve me anë të Bangoura në minutën e 54-t. Dy minuta më pas është Frroku që realizon golin e tretë për Besëlidhje­n duke përfituar edhe nga një gabim foshnjarak i portierit të Besës, Ariol Kaloshi. Trajnerin Bledar Sinella nuk e mbajnë më nervat dhe vendos ta nxjerrë nga loja gardianin duke hedhur në fushë Pujën. Në minutën e 75-të ka një rast të diskutuesh­ëm ku vendësit pretendojn­ë për penallti pas prekjes me dorë të një mbrojtësi mik. Anësori Barushi thërret kryesorin duke i bërë të ditur se është 11-metërsh, por gjyqtari Mustafaraj vendos për faull në favor të Besëlidhje­s duke mos e ndryshuar vendimin e tij. Kavajasit janë të pafuqishëm dhe e kanë shumë të vështirë të shënojnë, ndërsa Besëlidhja e menaxhon në mënyrën më të mirë avantazhin. Madje, në minutën e 2-të shtesë, lezhjanët shënojnë edhe golin e 4-t me anë të Përgjonit. Një 3-pikësh shumë i rëndësishë­m për Besëlidhje­n.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania