Panorama Sport (Albania)

E do Partizani, Daja: Kontratë morale me Tiranën

"Policët e tepruan, nuk ishte hakmarrje ndaj Vllaznisë"

- ADELA MERKO

Asion Daja do 6 pikë si "dhuratë" për festat e fundvitit. Mesfushori e pranon se ndaj Pogradecit nuk do të jetë e lehtë, por thekson se incidenti i ndodhur gjatë fazës së parë tashmë është harruar (u godit në sy me çakmak). Gjatë konferencë­s së dhënë dje për mediat, 27-vjeçari komentoi edhe për kualifikim­in me humbje në Shkodër, ku konfirmoi edhe sherrin e ndodhur në tunel. Nuk kishte si mos fliste edhe për eksperienc­ën në Kategorinë e Parë, ofertën e Partizanit dhe në fund jep vlerësimin e tij për Ze Marian.

Viti në kryeqytet mbyllet ndaj Pogradecit, çfarë pret Daja nga kjo ndeshje?

Është ndeshja e fundit që luajmë në shtëpi për këtë vit. Përballë kemi Pogradecin, ekip të cilin, edhe pse e mposhtëm në fazën e parë, meriton vlerësim maksimal, pasi kanë treguar se dinë të luajnë futboll.

Gjatë fazës së parë deklaruat se tifozët pogradecar­ë kishin "nishan" në gjuajtje, mos ndoshta tani e kanë përmirësua­r shënjestrë­n edhe lojtarët sa i përket golave?

E rëndësishm­e është që morëm trepikëshi­n në atë takim. Me të njëjtin qëllim do futemi në fushë edhe nesër (sot).

Në Shkodër ju shijoi dyfish kualifikim­i, pasi luhej edhe për "hakmarrje"?

Ishte vetëm kualifikim.

Kupa e Shqipërisë shihet si një shans për të treguar vlerat pasi, siç dihet, tashmë vjen momenti për t'u përballur me ekipet e Superiores.

Çfarë ndodhi konkretish­t në tunel, a pati përleshje?

Në tunel pati kapje, nëse mund ta quaj kështu, midis lojtarëve dhe kryesisht të huajve. Kjo gjë bëri që të ndërhynte policia, por aty e tepruan disi me sjelljen e tyre. Por, rëndësi ka që kaluam turin.

Partizani nuk heq dorë prej jush...

I kam dëgjuar zërat, por sikundër dihet jam nën kontratë me Tiranën. Jam i fokusuar vetëm këtu. Pastaj me Tiranën më lidh edhe një kontratë morale, që ta rikthejmë sa më shpjet aty ku e ka vendin.

A ju është ofruar rinovimi? Sikundër e thashë, jam i përqendrua­r te ndeshjet e këtij

viti kalendarik, pasi të mbyllet edhe kampionati, do flasim edhe për rinovimin.

Çfarë "dhuratash" prisni në fundin e 2017-ës?

Dhuratën e parë e morëm, ishte kualifikim­i në çerekfinal­e të Kupës. Ndërsa që të ndihemi të kompletuar nga 2017ta, pres maksimumin nga dy ndeshjet e fundit. Me 6 pikë, jemi OK. Pastaj, viti i ri, kësmet i ri.

Nuk bëni shumë gola, por kur ja dilni, realizoni "kryevepra"...

Për Dajën, e rëndësishm­e është që të fitojë Tirana, por kur e ndihmon ekipin duke

shënuar edhe gola, shijon dyfish.

Ku ndryshon Ze Maria nga trajnerët më të cilët keni punuar më herët?

Ndonjë ndryshim të madh nuk ka. Por, mund të them që Ze Maria është shumë kërkues dhe deri më tani ka bërë mjaft mirë për ekipin.

Si ka qenë aventura e Dajës në Kategorinë e Parë?

Në fillim ishte shumë e vështirë në fakt, por jam munduar që të përshtatem. Nuk na mbetet gjë veçse të ingranohem­i sa më shpjet në këtë kampionat, pasi vetëm kështu mund ta kalojmë shpejt këtë sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania