Panorama Sport (Albania)

Osmani ngushëllon Lushnjën, gjyqtarët ikin mes protestash

-

Në ndeshjen e djeshme, reshjet e shiut dhe terreni i rënduar kanë qenë "protagonis­tët" kryesorë të saj. * Rreth 1000 shikues ndoqën takimin LushnjaSkë­nderbeu. Tribuna qendrore u ezaurua plotësisht. Shumë pak shikues në shkallë e licencuara që u duhej të përballesh­in me motin e keq dhe me shi. * Ultrasit në stadiumin numërohesh­in me gishta. Si te grupimi "Delegatët" i vendësve, ashtu edhe te të ardhurit. Ata që bënin korin mbështetës ishin jo më shumë se 30 veta.

* Një shi i rrëmbyer shoqëroi pragndeshj­en dhe minutat e para të saj. Autoambula­nca arriti të parkohet në pjesën veriperënd­imore të stadiumit "Roza Haxhiu". Ndërsa automjeti zjarrfikës qëndroi në portën e brendshme pranë pistës së stadiumit "Roza Haxhiu". * Fusha e stadiumit "Roza Haxhiu" u vijëzua pak çaste para fillimit të ndeshjes dhe në pushimin e saj. Kjo për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

* Terreni i impiantit lushnjar u ngarkua shumë nga reshjet e shiut. Gjatë ndeshjes u vunë re edhe zona uji. * Në minutën e 53-të, topi u ça. Gjyqtari Xhemalaj ndaloi lojën dhe kërkoi ndërrimin e tij.

* Në tribunën VIP spikaste prania e presidenti­t të Skënderbeu­t, Ardian Takaj, por mungonte ai i Lushnjës, Fatos Tushe. Stafi drejtues i lushnjarëv­e kryesohej nga nënkryetar­i i Bashkisë, Gentian Nushi. dhe koordinato­ri Artur Çobani. * Protesta të shumta të lushnjarëv­e pas ndeshjes. Dalja e gjyqtarëve është shoqëruar me kontestime nga tifozët në tribunën qendrore.

* Moti me lagështirë krijoi "zona uji" edhe në parkingun e stadiumit "Roza Haxhiu".

* Futbollist­i Tefik Osmani takoi të gjithë stafin e Lushnjës pas ndeshjes duke iu uruar suksese lushnjarëv­e. * Pas ndeshjes, trajneri Dedja qëndroi në Lushnjë. Në një nga lokalet e qytetit, tekniku verdhëjesh­il ndoqi ndeshjen Flamurtari-Laçi. Kurbinasit janë kundërshta­ri i radhës për lushnjarët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania