Panorama Sport (Albania)

Daja: Lojtarët nuk më dëgjuan, duam sulmues

“Analizë për paraqitjen, Vangjeli? Kujdes me kartonët”

- ALBAN ALUSHI

Ka gjithmonë vend për kritika. E tillë është filozofia që të çon drejt suksesit dhe ky është mentalitet­i i trajnerit Ilir Daja. Në daljen pas ndeshjes për "Super Sport", tekniku i korçarëve ka pranuar se lojtarët e tij kishin gabuar në strategjin­ë e lojës, duke vijuar lojën me kombinime të shpeshta të topit, në vend që të tentonin më shumë goditje nga zona e 16 metrave. Numri një i pankinës së korçarëve ka vlerësuar paraqitjen e të tijve në masën më të madhe, por ka bërë me dije se gjatë analizës me video, secili prej lojtarëve do të shohë edhe se çfarë ka bërë.

FITORJA - "Nuk e kishim menduar fitore të lehtë këtë me Lushnjën dhe nuk ishte e tillë. E kam me disa lojtarët e mi që duhet të përshtaten me terrenin. Nuk mund të luash në mënyrë akademike me qarkullim topi në zona të ngushta në të tillë terren. Duhet ta zgjidhnim që në pjesën e parë me goditje nga zona e 16-metërshit. Nuk e vumë në diskutim fitoren, përveç një goli të pësuar në goditje standarde dhe kjo më shqetëson".

QETËSIMI - "Ne futemi në fushë për fitore dhe secila i jep qetësi ekipit. Kam rezervat e mia dhe të martën në analizën me video, secili do të shohë performanc­ën se çfarë ka bërë. Do të hidhen në fushë të gjithë lojtarët që japin maksimumin".

ZËVENDËSIM­ET - "Mendoj që mund të ndërhyhet në momentin që ekipi ka zhbalancim­e. Pavarësish­t se lojtarët nuk përshtaten me terrenin, ndërrimet bëhen në funksion të ekuilibrit të ekipit. Nuk mundet që një skuadër si Skënderbeu, që ka qarkullimi­n e dendur të topit si karakteris­tikë, të përshtatet në një ditë me ndryshimin e lojës. Më shqetëson fakti që tentuam me të njëjtën mënyrë, pasi nuk mund të futemi me kombinacio­ne në zonë, por mund ta zgjidhim edhe me goditje. Këtë gjë nuk e pashë, pavarësish­t se ua kërkova edhe para dhe në pushim të ndeshjes".

SUPER OFENSIV - "Çdo lojtar, pavarësish­t pozicionit që ka, duhet të marrë pjesë në të dy fazat e lojës. Kur janë pesë sulmues dhe kur bëjnë mirë presingun ultra-ofensiv, dhe kur kundërshta­ri nuk të shqetëson veçse me pas të gjatë, është mirë. Çedon pak Soue që nuk e ka ende formën fizike të plotë, ndërsa të tjerët, mendoj se ishin në kondicion të mirë fizik. Theksi i lojës sonë është edhe spektakli. Kur ke më shumë lojtarë me tipare sulmuese, i japin bukuri sulmit".

MERKATO - "Sigurisht që çdo ekip ka nevojë për merkato. Nuk do të thosha numër, por ne kemi nevojë në sulm sepse duhet të kemi disa alternativ­a. Soue ka pasur ngarkesë shumë të madhe dhe kur u dëmtua, na solli probleme. Do të fillojmë që të mendojmë për sulmin dhe më pas për të analizuar se çfarë kemi bërë dhe cilat janë pikat që duhen përforcuar".

REZERVA PËR VANGJELIN - "Për momentin e kartonit, sigurisht që bën pjesë edhe Kristi, por jo për veprimet tekniko- taktike, pasi ishte lojtar i mirë në mbrojtje bashkë me Radasin. Por një futbollist me eksperienc­ë nuk ka pse të marrë karton për debate apo për 5 metra distancë në rivënien anësore. Edhe mungesa e Krisitit me Laçin ishte e rëndësishm­e për ne dhe erdhi pikërisht pas të kuqit që mori një ndeshje më parë pa pasur nevojë", deklaroi Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania