Panorama Sport (Albania)

Dedja: Mund të ndalnim më të mirët, ndikuan mungesat

Trajneri i Lushnjës: Mbijetesa, mision i vështirë

-

Trajneri i Lushnjës ka qenë i kënaqur me paraqitjen e të tijve, edhe pse në fund rezultati ishte në favor të korçarëve. Hysen Dedja, në deklaratën e dhënë për "Super sport", pranoi se mungesat i kishin diktuar mënyrën e vendosjes së skuadrës dhe se arbitri nuk kishte ruajtur të njëjtin standard "fair play". Dedja pranoi me shumë "fair play" se vendimi i kryesorit për ndëshkimin e Spahos mund të kishte qenë i drejtë. NDESHJA - "Nëse e keni parë me vëmendje, ne kishim probleme sepse na mungonin tre lojtarë të 11-shes bazë. Ky është kontingjen­ti ynë dhe ata ndikojnë. Sot u ndien, por rezultati nuk i përgjigjet lojës. Më bëri përshtypje edhe gjyqtari. Një rast i joni në sulm me Cankën, ndaloi lojën dhe aplikoi 'fair play'-n. Te kartoni i kuq i portierit, që ndoshta e akordoi me të drejtë, ishte Magani i dëmtuar dhe nuk e akordoi 'fair play'-n". MBIJETESA - "Misioni është shumë i vështirë, por unë nuk heq dorë. Skënderbeu është ekipi më

i mirë shqiptar dhe më në formë për momentin, por unë mendoja se mund t'i merrja rezultat pozitiv. Kjo për vetë faktin sepse shihja grintën e lojtarëve. U pa edhe kur mbetëm me 10 se çfarë sjelljeje bënë në fushë me tentativat e tyre, edhe pse gjithçka kishte mbaruar, duke mos u dorëzuar deri në fund". 3 SULMUES - "E vërtetë, sot (dje) kisha disa lojtarë sulmues dhe isha i kondicionu­ar prej zgjedhjeve. Me të tjerë futbollist­ë në dispozicio­n mund të luaja ndryshe, mbase edhe me 5 mbrojtës, të paktën që të pengonim kundërshta­rin që të mos na bënte keq. Edhe golat janë të pësuar nga disa detaje, të cilat mund t'i evitonim".

FUSHA - "Kemi hyrë edhe në ndonjë seancë për të kryer stërvitje. Mirëpo, kanë luajtur të rinjtë dhe të paratërinj­të gjithashtu ekipet kombëtare të femrave apo edhe të rinjtë e kombëtarev­e. Nuk ishte në gjendje kaq shumë alarmante", përfundoi trajneri i Lushnjës, Dedja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania