Panorama Sport (Albania)

Debutime dhe gola, sa shumë herë të para...

-

* Skuadra e Kamzës luante për herë të parë në stadiumin e rikonstruk­tuar "Loro Boriçi". Ekipi i Ndreut siguroi ngjitjen në Superiore këtë sezon dhe nuk kishte luajtur më përpara. * Fitorja e arritur ditën e djeshme nga kuqeblutë kundër Kamzës ishte e para për këtë sezon në këtë duel. Sfida e fazës së parë përfundoi 1-0 në favor të kamzalinjv­e, kur Vllazninë e drejtonte trajneri Armando Cungu.

* Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika mori kartonin e parë të verdhë në këtë sezon të Kategorisë Superiore. Shkodrani është një nga lojtarët më "Fair Play" të kampionati­t.

* Mbrojtësi shkodran Samet Ruqi debutoi ditën e djeshme me ekipin kuqeblu. Mungesat e shumta në këtë repart bënë që Gjoka t'i besonte 22-vjeçarit për herë të parë dhe ai nuk zhgënjeu duke bërë një paraqitje të mirë.

* Edhe në ekipin e Kamzës kishte risi në formacion. Portieri Fabio Gjonikaj bëri debutimin e tij në Superiore. Deri tani nuk kishte luajtur asnjë minutë, por për herë të parë u aktivizua në Shkodër dhe pësoi 3 gola. * Skuadra e Kamzës humbet për herë të parë dy ndeshje radhazi në këtë sezon të Superiores. Ekipi i ngjitur këtë vit humbi në debutim me Kukësin, pastaj me Flamurtari­n dhe dy ndeshjet e fundit me Luftëtarin dhe Vllazninë.

* Ekipi i Ernest Gjokës shënoi për herë të parë 3 gola në këtë sezon të Superiores duke përmirësua­r repartin e sulmit. Mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë ka bërë që ekipi të ketë pasur probleme në sulm dhe ia doli të merrte 3 pikë të rëndësishm­e.

* Të tre lojtarët e Vllaznisë që i dhanë fitoren ekipit, shënuan për herë të parë në këtë sezon. Andi Ribaj, Eraldo Çinari dhe Arlind Kajala nuk kishin shënuar asnjë gol deri tani në Superiore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania