Panorama Sport (Albania)

E kërcënoi i afërmi i lojtarit, Gjoka: Jam këtu të bëj trajnerin

Trajneri: Duhet të ndryshojmë mentalitet­in për të vazhduar me fitore

-

Një ditë përpara ndeshjes me Kamzën, trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka marrë një kërcënim përmes telefonit dhe këtë gjë ua bëri me dije drejtuesve të tij. Gjatë stërvitjes, konferencë­s, por edhe udhëtimit për në shtëpi, trajneri i kuqebluve u shoqërua gjithë kësaj kohe nga forcat e policisë. "Panorama Sport" ka arritur të zbulojë se trajneri i Vllaznisë ka marrë një kërcënim nga njëri prej të afërmve të lojtarëve kuqeblu. Mësohet se gjatë telefonatë­s, ky i fundit i ka kërkuar trajnerit që të grumbulloj­ë për ndeshjen me Kamzën të afërmin e tij, i cili është lojtar i Vllaznisë. Mirëpo, trajneri ka qenë i prerë në këtë aspekt dhe nuk ka toleruar askënd. Ai ka marrë tashmë vendimin që në skuadrën e Vllaznisë do të jenë vetëm lojtarët që e meritojnë fanellën dhe do të japin maksimumin për skuadrën. Por duket se kjo gjë ka sjellë irritimin e të afërmve të lojtarit, të cilët kërcënuan trajnerin. Në këtë ngjarje u përfshinë edhe forcat e rendit, por Gjoka me këtë rast ka dhënë një sinjal të qartë për skuadrën e tij. "Te Vllaznia jam vetëm për të punuar si trajner. Unë kam ardhur në një qytet mikpritës dhe shumë miqësor. Sa i përket pjesës së kërcënimev­e, nuk dua të diskutoj shumë në këtë drejtim. Dua të bëj punën time dhe policia punën e saj. Kërcënimet janë pjesë e këtij zanati", ka thënë Gjoka pas ndeshjes. FITORJA- "Po luftojmë shumë për të ndryshuar mentalitet­in, por kjo do kohën e saj. Mos harrojmë që kishim 5 mungesa. Mos harroni që ne dhamë maksimumin tonë për të kaluar Tiranën dhe kjo ndikoi. Por, gjithsesi është shumë e rëndësishm­e fitorja. Ne dalim para portës, bëjmë dhe golin. Duhet të krijojmë mentalitet pathyeshmë­rie. Skuadra në momentin që është në fitore, duhet të dijë të menaxhojë rezultatin. PËR INCIDENTIN- "Unë mendoj që kam ardhur këtu si trajner futbolli. Të gjithë e dimë çfarë qytetari ka Shkodra. Nuk ka vlerë të diskutojmë për këtë çështje. Unë do bëj punën time si trajner. Policia do bëjë punën e saj". SUKAJ DHE KRASNIQI"Problemi është të mbarojë faza e parë. Kjo skuadër ka nevojë të rindërtohe­t ndryshe. Të gjithë si klub më kanë dhënë garanci që do jenë në ndihmë të skuadrës për të sjellë mbrojtës. Duhet të presim dhe të gjejmë momentin e duhur sa të hapet merkato". ECURIA- Kur mësohesh vetëm me fitore, nuk është kollaj të kthehesh të humbja, por do mësohemi, futbolli kështu e ka. Po punojmë shumë. Një skuadër që të jetë e suksesshme, duhet të dijë të sillet në fushë", tha Gjoka për "SuperSport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania