Panorama Sport (Albania)

“Vllazninë e bëj si Skënderbeu”

“E lashë ekipin në Europë, por nëse rikthehem për 2-3 vite, do bëhemi si korçarët”

-

Ish- presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, e ka pohuar edhe njëherë se është i interesuar për të blerë klubin e Vllaznisë dhe po negocion me Bashkinë. Në një intervistë për "Gol pas Goli", Fushaj premtoi se në rast se ai e fiton ankandin dhe zgjidhet president për 2-3 vite, do e ngjitë Vllazninë në nivelin e Skënderbeu­t të tanishëm. "Unë mendoj që në momentin që dhashë dorëheqjen për arsye financiare, ka pasur një vakum të madh për sa i përket presidenti­t. Bashkia po përgatit letrat për ta nxjerrë në shitje. Unë jam i interesuar për ta blerë klubin. Në këtë gjendje që është, klubi shitet vetëm si emblemë. Interesi është për ta blerë ekipin qoftë 51 %, 60% ose 70 %. Bashkia ka kontribuar shumë në anën financiarë, por ka pasur defekte në menaxhim. Një absurditet i madh gjatë gjithë këtyre viteve dhe lekët kanë shkuar dëm. Me gjithë ato lek të jetë vetëm për mbijetese, është e pakuptuesh­me. Nuk arrijnë ta menaxhojnë dot klubin, nuk është si në ndërmarrje", tha fillimisht ai.

KUSHTET - "Nuk kam ndonjë kushte të veçanta, do të kërkoj ta blej. Nga kontribute­t që kam dhënë, lashë një ekip në gjendje shumë të mirë me trofe dhe me pjesëmarrj­e në Europë. Unë do të marr pjesë në ankandin e shitjes, shpresoj të jetë ndonjë çmim i arsyeshëm".

BASHKIA - "Unë i kam marrëdhëni­et e mira me kryetaren e Bashkisë. I kam shprehur interesin për ta blerë klubin dhe jo ta kem në përdorim. Ajo e ka të qartë qëndrimin tim. Pastaj është vlerësimi i këshillit bashkiak për të zgjedhur kush do të jetë president. Është një barrë shumë e madhe të jesh president i Vllaznisë. Shkodra nuk pranon një Vllazni në këtë gjendje. Mua më vjen

shumë keq, unë nuk kam lënë ndeshja pa parë. E kam dashur dhe e dua Vllazninë me shpirt. Në qoftë se do të jem unë në krye, do ta çoj Vllazninë ku e meriton".

PREMTIMI - "Skënderbeu ka arritur shumë lart dhe duhet ta vlerësojë çdo shqiptar. Besoj se për 2-3 vite e çoj në nivelin e Skënderbeu. Kur kam qenë unë president, turi i parë kaloheshe pa diskutim dhe besoj se një mësim ka marrë e Skënderbeu për

këtë gjë. Tifozët e Shkodrës janë mbas derë. Tifozët e kanë treguar që e duan Vllazninë, por duan skuadër të mirë".

BASHKËPUNI­MI - "Unë dua të jem ortak me Vllazninë. Nuk ka ndonjë emër konkret biznesmeni. Unë do të jem i hapur të ofroj aksione. Në momentin që kam dorëzuar klubin, u eliminuam ndeshjen e fundit me Thunin. Sot janë kushtet më të favorshme, por dua një

punë shumë e madhe. Edhe ekipet zinxhir kanë shumë probleme edhe klubi ka shumë probleme".

PËRBËRJA E SKUADRËS - "Për mendimin tim, 90% shkodran nuk është e nevojshme. Mendoj se duhen duhen te 60 %. Për sa i përket trajnerit, unë mendoj se Bashkia ka bërë zgjedhjen e duhur. Me Cungun kishte ca probleme. Mjafton që trajneri ta drejtojë mirë, nuk është e thënë të jetë shkodran".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania