Panorama Sport (Albania)

Laçi feston përgjysmë, Flamurtari me sytë nga qielli

Kurbinasit në avantazh, sot në orën 14:00 akti i dytë

- ERMAL SIKA

Flamurtari dhe Bylisi nuk kanë luajtur më shumë se 48 minuta bashkë me shtesën e pjesës së parë, pasi reshjet e shumta të shiut e kanë bërë të pamundur zhvillimin e takimit. Në momentin që skuadrat po tentonin të nisnin pjesën e dytë, arbitri kryesor i takimit, Xhaja, ka dalë për të inspektuar fushën bashkë me dy kapitenët e skuadrës dhe pasi kanë hedhur topin, kanë konstatuar se ishte e pamundur që të luhej në ato kushte, ndërkohë që reshjet vazhdonin të ishin prezent. Pas tyre ka dalë edhe delegati me vëzhguesin e takimit dhe më pas në një mbledhje që zyrtarët e ndeshjes kanë pasur me përfaqësue­sit e klubeve është vendosur që 45 minutat e mbetura të takimit të luhen sot në orën 14:00 ku rrezikon sërish të ketë reshje shiu.

PJESA E PARË - Në një terren të rënduar nga shiu që nuk pushoi për asnjë minut, dy skuadrat u munduan të gjenin golin me të gjitha forcat, edhe pse një gjë e tillë ka qenë shumë e vështirë. Mbrojtësit kanë synuar vetëm të largojnë topat nga zonat e tyre, ndërkohë që sulmuesit kanë tentuar gjuajtjet nga larg. Nuk kanë munguar dhe gabimet në mbrojtje, kryesisht në kthimet e topave të portieri, por këto raste nuk janë shfrytëzua­r siç duhet nga sulmuesit e dy ekipeve. Gjithsesi miqtë e drejtuar nga Mezani në minutën e 11- të do të lëshojnë sinjalin e parë në portën kundërshta­re me një gjuajtje të Lushnjes që pritet pa problem nga portieri Nurkoviç. Vlonjatët kundërpërg­jigjen me Bicajn, që me kokë, pas një krosimi të Hoxhajt në zonë, detyron portierin Selmani të bëjë mrekullinë dhe të grushtojë një top që po i drejtohej rrjetës. Minutat kalojnë dhe bashkë me to gjendja e fushës rëndohet edhe më shumë. Flamurtari kërkon me ngulm një gol dhe lë shumë hapësira pas, të cilat e ndëshkojnë. Fillimisht, në minutën e 23 Fangaj del përballë portierit Nurkoviç pasi ka një hutim të mbrojtjes vendase dhe gjuan fort, por "gardiani" tregohet i saktë dhe grushton duke shmangur një gol të sigurt. Ndërsa në minutën e 35 Nika del bukur në krah dhe kroson për Uzu-

nin, që në dyluftim me Siljanovsk­in rrëzohet. Arbitri Xhaja që ka një pamje të qartë të aksionit jep 11-metërsh, pavarësish­t protestave të vendasve. Nga pika e bardhë, një minutë më pas Rexhinaldo nuk gabon dhe kalon ekipin e tij në avantazh.

 ??  ?? Arbitri dhe kapitenët e dy skuadrave duke testuar gjendjen e fushës
Arbitri dhe kapitenët e dy skuadrave duke testuar gjendjen e fushës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania