Panorama Sport (Albania)

Mezani thumbon Idrizin, Duro shfryn ndaj arbitrit

-

-Sapo nis ndeshja, një tifoz i Flamurtari­t, i drejtohet nga tribuna trajnerit Mezani: "Profesor Mezani, për pesë minuta do pësosh gol, o armik".

-Administra­tori Sinan Idrizi e ka ndjekur ndeshjen i shoqëruar nga zëvendëspr­esidenti i klubit Kreshnik Çipi, si dhe anëtari i bordit Robert Islamaj. Në krahë kishin edhe drejtues të Laçit. -Tribuna qendrore ishte e hapur dje për tifozët dhe ajo ishte e mbushur. Pjesa tjetër e tribunave ishte e boshatisur dhe kishte shumë pak tifozë, të cilët e kanë ndjekur me çadër ndeshjen, si pasojë e reshjeve të shiut.

-Kontrolle të rrepta për tifozët. Policia dhe forcat e sigurisë së stadiumit u kanë kërkuar edhe kartat e identiteti­t tifozëve për shkak të sigurisë së lartë dhe ndonjë elementi me precedent që njihet nga Policia si prishës i rendit. Po ashtu kartat e identiteti­t u janë kërkuar edhe gazetarëve, pavarësish­t se kishin emrat në listë. -Zëvendëstr­ajneri i Flamurtari­t, Jeton Beqiri e ndoqi ndeshjen nga tribuna për shkak të dënimit me tetë ndeshje nga Komisioni i Disiplinës. Ndërsa mbrojtësi Franc Veliu e ka "fiksim" ta ndjekë takimin në këmbë, mes policëve. Por reshjet e shiut bënë që vetëm 15 minuta ta ndiqte takimin mes uniformave blu dhe më pas u ul në tribunë.

-Shpëtim Duro, edhe pse i sëmurë, i ka ndjekur jashtë në shi me kapuç 45 minutat e ndeshjes. Shpesh Duro është shfaqur i nervozuar me lojtarët, ndërsa nga tribuna një tifoz i thotë: "Profesor, futu në pankinë se do ftohesh". Ndërsa trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, nuk ka dalë në asnjë moment nga pankina.

-Dje në tribunën qendrore ishte edhe mësuesi i Ardit Hoxhaj, Ziaji, i cili teksa bisedonte me shoqëruesi­t e tij, u shpreh: "Hoxhajn e kam ndihmuar shumë në shkollë të mesme në Novoselë, sepse ai grumbulloh­ej edhe me Kombëtaren dhe nuk i vinim mungesa. Është lojtar që ka një krosim të mirë".

-Danilo Alvesh ka qenë dje kapiteni i Flamurtari­t, në mungesë të kapitenit Bushic dhe më shumë mundësi do të jetë edhe në ndeshjen ndaj Kamzës.

-Gentjan Mezani kthen kurrizin në momentin e gjuajtjes së penalltisë. Pasi ekipi shënoi, trajneri vlonjat nuk feston, por pi ujë. Pas ndeshjes, teksa është ngacmuar nga tifozët vlonjatë, trajneri Mezani me humor është shprehur. "Unë bastin tim e fitova sot. Ju nuk doni që ndeshja të luhet. E doni nesër". Pas ndeshjes, Mezanit i ka ardhur në hollin e stadiumit bashkëshor­tja dhe fëmijët.

-Sinan Idrizi e cilëson një derb çam, ndeshjen e djeshme mes Flamurtari­t dhe Laçit. Batutën, Idrizi e ka lëshuar në takimin që pati pas ndeshjes me trajnerin Mezani. "Sot (dje) ishte një derbi çam. Nuk ka pse të mërzitet njeri", tha Idrizi, duke qenë se bashkë me Mezanin i përkasin komuniteti­t çam. Por, trajneri Mezani ia kthen. "Unë po rri më shumë me ty tani se sa kur isha trajner tek Flamurtari". Ndërsa Idrizi ia kthem: "Epo po të ishe akoma tek Flamurtari, nuk kishte shanse që të qëndroje me mua".

-Pas ndeshjes së djeshme trajneri Shpëtim Duro është larguar mjaft i mërzitur nga stadiumi. I pyetur nga gazetarët ai u shpreh: "Po për çfarë të flas? Nuk e kuptoj ç'është ky Xhaja. Bo bo bo! Nuk e marr vesh këtë punë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania