Panorama Sport (Albania)

Çani ikën në Itali, llogari klinikës për gjurin

Dyshime për operacion të gabuar, "divorci" shumë pranë

- ILIR CARA

Edgar Çani është kthyer në një "tele novelë" te Partizani. Ndonëse kanë kaluar fiks shtatë muaj nga operacioni që ka kryer në gju, lojtari nuk ndihet gati për të luajtur futboll. Historia e tij ka vënë në pozitë të gjithë aktorët në kampin e kuq, pasi, kur u afrua në verë, ai kishte një garanci nga klinika që e kishte operuar se do të ishte gati për startin e sezonit të ri. Duke ditur se ultimatumi që i ka vënë Partizani është pranë skadimit, lojtari ka udhëtuar drejt Italisë për t'i kërkuar llogari klinikës që e operoi në maj të këtij viti. Situata e gjurit të lojtarit ka precipitua­r jashtë limiteve të pritjes, ndaj Partizani mund të zgjidhë marrëveshj­en me sulmuesin që u konsiderua goditja më e madhe e merktaos së verës në futbollin shqiptar. Ndërkohë, të

premten, trajneri Starova ka pohuar se Çani ka rezultuar si një dështim i klubit. Meqë gjuri i operuar nuk po i përgjigjet edhe pas 7 muajsh prova, lojtari nuk është stërvitur dje me ekipin, por ka shkuar në Itali për t'u konsultuar me mjekun që e ka operuar, i cili i dha garanci

për të ardhmen. Shpeshherë Çani ka tentuar të bashkohet me grupin duke marrë ngarkesën e duhur me ekipin, por më pas është detyruar të distancohe­t nga dhimbjet që ndiente në gju. Gjuri i lojtarit nuk ka asnjë përmirësim, ndaj kanë filluar të ngrihen dyshime për operacion të gabuar. Duke parë sikletin që po kalon lojtari me gjurin, por edhe me ambientin ku bën pjesë, nëse operacioni rezulton i gabuar, nuk përjashtoh­et mundësia që Edgar Çani të hedhë në gjyq klinikën që e ka operuar, ku do të kërkojë edhe dëmshpërbl­im.

Ku është operuar?- Në mes të majit të këtij viti, Edgar Çani ka kryer një ndërhyrje në gjurin e djathtë, ku ka operuar pjesën e jashtme të meniskut. Ndërhyrja është kryer në një nga klinikat më të njohura në Romë, "Villa Stuart", dhe është operuar nga prof. Pier Paolo

Mariani. Përpos zhurmës dhe lajmeve kontradikt­ore që u përhapën gjatë verës për gjendjen e lojtarit, klubi dha garanci se Çani do të ishte gati që në fillim të kampionati­t. Sulmuesit i është dashur shpesh që të përdorë akull në seancat stërvitore duke mos e marrë ngarkesën e duhur. Në fillim të sezonit, mjekët italianë i kanë konsiderua­r normale dhimbjet që kishte lojtari dhe dhanë garanci se, pas një muaji, ai nuk do të kishte më probleme. Pas ndeshjes me Skënderbeu­n, më 23 shtator, Çani nuk ka zbritur më në fushë.

 ??  ?? Çani duke diskutuar me mjekun e Partizanit
Çani duke diskutuar me mjekun e Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania