Panorama Sport (Albania)

. / / ( '0 * -( ! 01 -) J& -0 2$ '& ' 3 #(!*-& 0

-

Menaxheri i klubit të Kukësit, Naim Halili, është një prej njerëzve të besuar të presidenti­t Gjici, teksa punon prej 5 vitesh në klubin verilindor. Mirëpo, debatet me trajnerin Milinkoviç bënë që ai të mendonte largimin. Me ndërhyrjen e Gjicit palët sqaruan pozicionet e tyre dhe vijuan bashkëpuni­min. Dje Halili foli për përgjegjës­itë e tij në merkato, teksa pranoi debatet me trajnerin, të cilat i konsideron në të mirë të punës. oUnë jam pjesë e Kukësit dhe nuk largohem. wshtë një sfidë për mua dhe nuk tërhiqem nga sfidat. Presidenti ka të drejtë për fjalët që ka thënë. Unë u mundova të bëj më të mirën në merkaton e verës, por dështova me 2- 3 lojtarë. E pranoj këtë, megjithatë jam konsultuar edhe me trajnerin për këta lojtarë. Nuk është se vura veton, por përgjegjës­i kryesor jam unë, pasi ia servira produktin trajnerit. Jam përgjegjës kryesor për këtë situatë. Kur nuk ka rezultate, mundohemi të gjejmë fajtorin. Debatet janë për të mirën e ekipit. Presidenti ka investuar shumë për të dalë kampion. Edhe pse jemi larg objektivit, aktualisht, kam besim te Gjici, sepse ai beson te trajneri dhe shpresoj që Milinkoviç do e arrijë titullin. Jam i bindur për këtë. Nuk e kam menduar largimin definitiv. Jam i dëshpëruar, pasi kur nuk ka rezultate, ndihem mjaft fajtor. Do të vazhdoj me klubin dhe besoj se në fund do i marrim të dy trofetë. Unë jam i bindur që trajneri do të vazhdojë deri në maj. Kur ka besim presidenti, gjithçka do të rezultojë pozitiveo, theksoi menaxheri i klubit kampion. ALI6EV

Halili pranoi se është i zhgënjyer nga sulmuesi Rauf Alijev. oTë them të drejtën, Aliev mund të quhet lëvizja më zhgënjyese në merkato. qshte lojtar me xV të pasur, me eksperienc­ë dhe që premtonte të shënonte shumë për ne. Ai nuk u ambientua dot, por ndikoi edhe fakti që fliste vetëm turqisht, dhe këtu mendoj se kemi gabuar. Besoj se e njëjta situatë do të jetë për merkaton, nuk do të ndryshojmë strategji, por trajneri do të thotë fjalën e fundit. Sërish do t'i servirim lojtarë dhe ai do të marrë ata që i nevojiten. Nuk do të bëjmë ndërhyrje të mëdha, pasi unë besoj te cilësitë e këtyre lojtarëve. Kanë kualitet, por ndoshta nuk u adaptuan me skemat e trajnerit dhe na lanë disi pas ekipeve të tjera. Me fazën përgatitor­e shumë gjëra do ndryshojnë. Diskutojmë çdo ditë me trajnerin, kemi disa kandidatur­a. Në Shqipëri nuk ka nga ata lojtarë që kërkon trajneri, kështu që do të shohim tregun e huajo, përfundoi menaxheri Halili. S7Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania