Panorama Sport (Albania)

Tomori “vret” derbin, Naftëtari dorëzohet pa kushte

Kuçovarët në krizë, rezistojnë vetëm një pjesë

- ERIS SYLYKU

Beratasit bëjnë "ligjin" në derbin e prefek turës. Tomori e ka shndërruar në një festë të vërtetë rikthimin në stadiumin e saj pas afro 10 muajsh duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Naftëtarin në një ndeshje, e cila nuk pati shumë histori, pasi vendësit kanë dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa në pjesën e parë ishin miqtë ata që rrezikuan.

PJESA E PARË -Loja ka nisur e vrullshme për të dyja skuadrat, të cilat vinin pas rezultatev­e jo të mira në javët e kaluara dhe medoemos do të kërkonin të merrnin maksimumin duke mos thelluar më tej krizën e rezultatev­e. Janë miqtë ata që rrezikojnë dhe japin sinjalin e parë të takimit në minutën e 6-të, teksa një devijim i bërë nga një prej lojtarëve të Tomorit ka sjellë edhe "drithërima­t" e para në shkallët e stadiumit, ku topi është përplasur në shtyllën e jashtme. Në minutën e 20- të, Onuh ka gabuar në kontrollin e topit duke ia dorëzuar atë portierit Spahiu duke shpërdorua­r një rast të artë. Në minutën e 28-të, mesfushori Myzyri godet fuqishëm nga një faull në afërsi të zonës, por Spahiu edhe njëherë tjetër pret pa problem. Në të 30-ën, beratasit pretendojn­ë për një prekje të topit me dorë, por nuk është i këtij mendimi kryesori i takimit. Miqtë e drejtuar nga Fraholli shpërdoroj­në një rast të artë, ku Nallbani, i vetëm përballë Kalopshit pesë minuta nga fundi, nuk gjuan siç duhet.

PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë i lojës ka nisur i qetë për të dyja skuadrat që mundoheshi­n të përfitonin nga gabimet e njëra- tjetrës. Me kalimin e minutave, skuadra

beratase është më kërkuese, teksa do të shënojë edhe golin e parë me anë të 20-vjeçarit Drabo në minutën e 58-të. Një krosim nga rivënia fundore është shfrytëzua­r mjaft mirë nga i riu, i cili pa u menduar dy herë gjuan fort dhe mposht portierin Spahiu. Ky avantazh duket se i ka çliruar jashtëzako­nisht beratasit, të cilët rritën agresivite­tin dhe kërkuar dyfishimin e rezultatit. Në minutën e 67-të ka qenë i përhershmi Onuh, i cili pas një goditjeje të bukur me kokë e ka ndalur topin në rrjetë dhe 2-0. Drabo do të krijonte

një tjetër rast të shkëlqyer, teksa finalizimi mjaft potent nuk ka shërbyer për ta dërguar topin në rrjetë si pasojë e ndalesës që bëri shtylla e majtë pingule. Në minutën e 80-të, Onuh dërgon një top të bukur në këmbët e Sharavolli­t, teksa ky i

fundit godet dhe shënon, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje sipas asistentit të dytë. Vetëm 4 minuta më vonë do të vinte edhe goli më i bukur i këtij takimi me anë të 18-vjeçarit Erald Hyseni. Goditja e tij ishte e fortë dhe potente me portën e mbrojtur

nga Spahiu, teksa topi është përplasur në rrjetë dhe më pas ka dal si rrjedhojë e një çarje që i është bërë. Drabo dhe Hyseni kanë spikatur në takimin e djeshëm duke arritur të shënojnë edhe golat e parë në këtë sezon me beratasit.

 ??  ?? Gjendja e rënduar e fushës së Shënkollit
Gjendja e rënduar e fushës së Shënkollit
 ??  ??
 ??  ?? Çast nga fillimi i takimit të djeshëm
Çast nga fillimi i takimit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania