Panorama Sport (Albania)

Turbina fiton pas 3 muajsh dhe bën rokadë me Shkumbinin

-

Rikthehet Turbina. Pas 3 muajsh pritje, cërrikasit marrin fitoren e dytë sezonale. Dhe rastësia bën që data "16" të jetë fatsjellës­e, pasi të fundit herë ia dilnin më 16 shtator kundër Naftëtarit, ndërsa më 16 dhjetor "thyen" Shkumbinin. Rastësia nuk lidhet vetëm me datat, por edhe me golat e shënuar. Ashtu si ndaj kuçovarëve, edhe dje e gjetën tri herë rrjetën. Ndryshimi i vetëm mbetet te golat e pësuar, pasi dje pësuan një më shumë. Pas 10 javëve plot luhatje në rezultate, ku dominojnë 6 humbje dhe 3 barazime, formacioni i trajnerit Sinan Bardhi siguroi një tjetër trepikësh të artë që u jep "frymëmarrj­e" për mbijetesën. Ata i janë larguar vendit të 9-të duke bërë rokadë poziciones­h me Shkumbinin, i cili gjithashtu ka 9 pikë.

NDESHJA - "Derbi" ka startuar i qetë, ndonëse në kushte aspak të përshtatsh­me atmosferik­e për shkak të reshjeve të shumta që zaptuan qytetin e Cërrikut. Vendësit janë gjendur fillimisht në befasi, pasi e panë vetën në disavtazh që në të 20- ën. Ishte Hasanaj që mposhti portierin Demollari. E megjithatë, ftesa nuk zgjat më shumë se 11 minuta. Turbina "zgjohet" dhe barazon gjithçka me anë të golit të shënuar prej mbrojtësit Florian Peqini. Minutat vijuese zhvillohen kryesisht në mesfushë dhe pa shumë raste flagrante shënimi. Megjithatë Turbina është dominuese dhe këtë supermaci e shfaq sërish edhe në

të 45- ën, sulmuesi Armand Dollani përmbys gjithçka për vendësit. Me këtë episod mbyllet ky fraksion. Në fraksionin e dytë të lojës skuadra e Bardhit administro­n rezultatin dhe hidhet në kërkim të golit të sigurisë. Nga ana tjetër, peqinasit tentojnë të befasojnë kryesisht me kundërsulm­e, por pa rezultat. Ndërkohë në minutën e 85- ën, mesfushori Julian Gërxho trefishon rezultatin pas ekzekutimi­t me mjeshtëri të një

goditjeje dënimi, e cila përfundon drejt e në rrjetë. Gjithsesi, miqtë nuk dekurajohe­n dhe në fund të takimit arrijnë të shkurtojnë diferencën e golave, me anë të Mustafajit, në 3- 2. Pas këtij triumfi të shumëpritu­r, i cili mungonte që prej 16 shtatorit, Turbina përmirëson disi pozitat e saj në klasifikim duke shkuar në kuotën e 9 pikëve, 4 pikë larg vendin të fundit që mbetet i Naftëtarit. Florenc Manari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania