Panorama Sport (Albania)

Fetollari: Do tentojmë fitoren, diferencat nuk janë të mëdha

-

Pogradeci nuk ka në plan që të ndalet. Pas 5 javësh pa humbje, ata edhe në kryeqytet do të tentojnë vazhdimësi­në. Edhe pse është një transfertë e vështirë, liqenorët nuk do të dorëzohen pa e luajtur këtë 90-minutësh. Një gjë të tillë e thekson edhe vetë trajneri, i cili shfaqet optimist para kësaj sfide. Festim Fetollari për "Panorama Sport" deklaron se skuadra e tij i ka që të gjitha shanset që të marrë pikë sot. "Nuk mendoj se diferencat janë aq të mëdha sa ne të mos guxojmë të kërkojmë pikët e plota në këtë takim. Një ndeshje futbolli luhet për pikë dhe ne këtë do të bëjmë kundër bardhebluv­e. Këtë gjë e kemi bërë dhe përballë ekipeve të tjera me emër. Jemi të vetëdijshë­m për vështirësi­të e takimit, por nuk mendojmë se me të tjera ekipe e kemi pasur më të lehtë. E kam thënë dhe herë tjetër, në fushë të dyja ekipet hedhin numër të barabartë futbollist­ësh", thotë fillimisht ai. Pogradeci duhet të bëjë llogaritë pa Albi Çekiçin sot, i cili do të vuajë plotësimin e numrit të kartonëve të verdhë. "Do të kemi një mungesë, Çekiçin. Por atë do ta zëvendësoj­ë Topllari. Edhe në këto kushte, ne do të bëjmë një lojë sulmuese. Nën presion është kundërshta­ri dhe jo ne. Duhet të jemi shumë të qetë dhe të mos përsërisin ndeshjen e fazës së parë, ku humbja erdhi për shkak të ngarkesës psikologji­ke. Ne duhet të japim më të mirën në fushë dhe rezultatin le ta përcaktojë kjo e fundit", ka përfunduar trajneri i liqenorëve. Sakaq, Pogradeci do të hedhë në fushë një ekip sulmues. Nuk kanë në plan kurrsesi që të tërhiqen dhe kjo duket prej skemës që do të aplikohet, e cila është ajo "klasikja", 4-4-2. Skuadra ka marrë ngarkesat maksimale gjatë kësaj jave dhe diela qytetin për t'iu drejtuar Elbasanit, atje ku edhe u grumbullua­n mbrëmë. Duke përfituar nga afërsia gjeografik­e, pogradecar­ët do të nisen vetëm sot drejt Tiranës. Romeo Xinxifi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania