Panorama Sport (Albania)

Dinamo barazon në Shijak, Erzeni konteston gjykimin

Kryevepra e Dagavellit zhvlerësoh­et nga Muça

-

Ka vetëm "X" në Shijak. Loja e mirë e Erzenit nuk ka mjaftuar, pasi nuk shkuan më larg se barazimi 1-1 me Dinamon. Skuadra e drejtuar prej Bubeqit ka pasur rezerva për gjykimin, ndërsa kanë kontestuar ashpër një penallti të padhënë dhe të kuqin ndaj Vathit. Edhe pse mbetën me 10 lojtarë në fushë për afro 18 minuta, vendësit rezistuan më së miri, madje mund të shënonin edhe golin e avantazhit. Ndeshja - Loja nisi me vrull nga të dyja ekipet. Edhe pse Erzeni shfaqet më i mobilizuar, rasti i parë i ndeshjes shënohet nga Dinamo, por përpjekja e Hasës në të 8-ën nuk sjell rezultat pas ndërhyrjes së portierit vendas. Ky episod "ngacmon" shijakasit, që reagojnë dhe në të 12-ën gjejnë avantazhin. Pas një sulmi nga krahu i majtë, Dagavelli gjuan me mjeshtëri dhe dërgon topin në trekëndësh­in e djathtë të portierit Saraçi duke realizuar një eurogol. Erzeni merr zemër dhe do golin e sigurisë dhe 5 minuta më vonë, provon mbrojtësi Goxhaj, që rrezikon me gjuajtje potente Dinamos. Këmbëngulj­a e shijakasve ishte e vazhdueshm­e dhe në minutën e 32-të, mesfushori i Deliallisi­t ekzekuton me mjeshtëri një goditje dënimi, por Saraçi bën mrekullinë duke evituar golin e dytë. Dinamo përpiqet në minutat e mbetura të kësaj pjese me anë të kundërsulm­eve, por pa rezultat. Pjesa e dytë u "pushtua" nga rrebeshi, por pa ulur shpirtin luftarak të ndeshjes. Erzeni vazhdon të ngulmojë për

të dyfishuar shifrat, ndërsa Dinamo shpreson te barazimi. Xhemalaj nuk ia del në të 50-ën dhe 60-ën, paçka se mund t'i jepte qetësi skuadrës së tij. Dhe atë që s'e bëjnë shijakasit, e bëjnë kryeqyteta­sit. Ishte e 63-ta minutë, kur Muça dërgoi topin në rrjetë, duke "shtangur" vendësit. Erzeni reagon menjëherë në të 65-ën me anë të R.Troplinit,

por ky i funti futet brenda zonës dhe u pengua nga një mbrojtës i Dinamos. Vendësit kërkojnë 11metërsh, por kryesori Yzeiraj nuk mendon kështu. Pamjet filmike e bëjnë këtë rast të dyshimtë, megjithatë gjithçka mbetet për t'u diskutuar. Për Erzenin gjithçka bëhet më e vështirë pas minutës së 72-të, kur Vathi doli me të kuq pas një dueli

shpejtësie me Gjatën. Gjyqtari sheh kontakt, por edhe ky episod duhet parë më vëmendje. Rastet për shijakasit nuk ndalen, madje në të 89të, Goxhaj shpërdoron fatalisht, pasi goditja me kokë e "tradhton". Kështu, në këtë takim nuk pati fitues. Të humbur dalin vetëm vendësit, ndërsa blutë kanë mbetur të kënaqur nga pika. Fiqiri Shehu

 ??  ?? Shijakasit duke kontestuar penalltinë e padhënë
Shijakasit duke kontestuar penalltinë e padhënë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania