Panorama Sport (Albania)

Tomas Koxhaj: Frymëzohem nga Ronaldo, ëndërroj Milanin

Talenti i AF Dinamos, golashënue­si më i mirë

-

Me 11 gola në 10 ndeshje, i frymëzuar nga Kristiano Ronaldo dhe me ëndrrën që një ditë të veshë fanellën e Milanit. Ky është Tomas Koxhaj, talenti që luan me AF Dinamo dhe është golashënue­si më i mirë i kampionati­t U-17 deri tani. Sulmuesi po spikat me talentin e tij dhe shpreson që shumë shpejt të luajë në Superiore ose edhe jashtë Shqipërisë. Nuhatës shumë i mirë i portës, potent dhe i saktë në rastet që i jepen, Koxhaj po shkëlqen me paraqitjen e tij. Me më shumë se një gol në ndeshje, sulmuesi po shkëlqen në këtë kampionat dhe është shndërruar në një prej futbollist­ëve

më të rëndësishë­m të skuadrës.

TALENTI - Vetëm 16 vjeç, Koxhaj tregon momentet e para se si e ka nisur karrierën dhe momentin shumë të mirë që është duke kaluar në kampionat. Gjatë sezonit të kaluar AF Dinamo ka qenë në drejtimin e Ergi Lubanit,

ndërsa tani në krye është Dritan Mehmeti. "Fillimisht, kam luajtur qendërmbro­jtës, ndërsa tashmë kam kaluar si sulmues "pykë". Në këtë kampionat po luaj si sulmues i avancuar dhe deri tani gjithçka ka shkuar mirë ku kam shënuar 11 gola. Frymëzohem nga Kristiano Ronaldo dhe më pëlqen shumë loja e tij. Për sa i përket klubeve europiane, jam me Milanin dhe pse jo një ditë, ëndrra ime është që të vesh atë fanellë të madhe", shprehet fillimisht Koxhaj në prononcimi­n e tij për gazetën. Më tej, sulmuesi flet për synimin që ka këtë sezon dhe më pas për planet e së ardhmes. "Objektivi primar është që të ruaj këtë ritëm dhe të vazhdoj të shënoj sa më shumë këtë sezon. Dëshira është që të shpallem golashënue­si i kampionati­t dhe të ndihmoj gjithashtu skuadrën që të marrë sa më shumë rezultate pozitive. Për sa i përket së ardhmes, kam disa alternativ­a dhe do të provohem në Holandë dhe Zvicër në pranverën e ardhshme me synimin që gjërat të shkojnë mirë", tregon Koxhaj. I pyetur se me cilën skuadër të kampionati­t shqiptar ka dëshirë që të luajë në të ardhmen, sulmuesi nuk përzgjedh asnjë dhe thotë se është i hapur. "Jam i hapur të luaj me çdo ekip dhe të jap maksimumin nëse do të më jepet mundësia. Shpresoj që shumë shpejt të tregoj vlerat e mia në një ekip të rëndësishë­m", përfundon prononcimi­n e tij për gazetën, talenti Tomas Koxhaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania