Panorama Sport (Albania)

Apolonia nuk ndalet, nis presioni ndaj kreut

Blerim Krasniqi e Llambi vulosin suksesin ndaj Ilirisë

- BUJAR RAMA

Apolonia ka bërë detyrën në fushën e vet, teksa ka mposhtur kundërshta­rin e radhës, Ilirinë. E pesta fitore me shifrat 2-0 nga 6 në total për skuadrën e Kashamit. Apolonia duket në rrugë të mbarë dhe me besim të konsolidua­r si grup, teksa siglon fitoren e tretë radhazi për llogari të kampionati­t. Në një ndeshje pa shumë histori, fierakët i kanë ndarë llogaritë me nga një gol në secilën pjesë. Me këtë fitore, Apolonia ngjitet në vendin e 3-të dhe po korrigjon më së miri startin jo shumë të mirë të kampionati­t. NDESHJA

Pjesa e parë nuk ka shumë episode. Një lojë përgjithës­isht vertikale, me përpjekje të vazhdueshm­e të Apolonisë për të qenë ofensive. Dhe me kalimin e minutave, fierakët fitojnë metra në gjysmëfush­ën e Ilirisë, enden në kufijtë e zonës mike që mbrohet mirë dhe krijon siguri për portierin Baku. Loja e Apolonisë fiton rrezikshmë­ri në krahun e majtë, atje ku kapiteni Dimo gëzon formë të mirë dhe i shkakton jo pak probleme Flogers Salës, i cili e markon nga afër. Njëherësh, Krasniqi lëviz mirë dhe zhvendoset sa nga krahët drejt qendrës duke pasur dhe suportin e të riut Sota, që ndjek me vëmendje aksionet e skuadrës së tij dhe e kërkon në jo pak raste golin. Në minutën e 37-të, Dimo lëviz mirë brenda zonës kundërshta­re dhe rrëzohet pas ndërhyrjes së Bardhit. 11- metërsh për Apoloninë, të cilin e shndërron në gol Krasniqi duke shënuar golin e dhjetë personal gjatë këtij kampionati. Ka dhe një rast tjetër për Apoloninë në minutën e 41-të, kur Kuçi, i ardhur në ndihmë të sulmit, kërcen fuqishëm me kokë brenda zonës, por Baku është pozicional dhe pret. Në pjesën e dytë, fierakët duken të vendosur. Goli u ka dhënë besim, por ata kërkojnë siguri. Hidhen tërësisht në sulm dhe krijojnë disa raste të mira shënimi në harkun e 3-4 minutave. Në të 48-ën, Krasniqi çan mirë

mes Paplekajt dhe Salës, del i vetëm me Bakum dhe kërkon të shërbejë për Sotën, por mbrojtja mike largon në korne. Në minutat 51 dhe 52 ka dy momente të tjera për Apoloninë. Së pari, është sërish Krasniqi që gjuan jashtë me kokë e pastaj Sota që gjuan fort brenda

zonës më gjysmëlart­ësi, por neutralizo­het nga pritja e Bakut. Ilirisë i mungon forca dhe fantazia. Në minutën e 80të, Aldo Llambi, që ka vetëm gjashtë minuta më fushë, shfaqet nga e majta e sulmit fierak, prirët me kufirin e zonës së Ilirisë dhe shkarkon fort të

djathtën e tij dhe topi përplaset në shtyllë dhe pushon në trekëndësh­in e majtë të portës mike, 2-0 për Apoloninë. Iliria ka vetëm një shkëndijë në lojën e saj, teksa Doçi provon në minutën e 83-të nga një goditje dënimi, duke e detyruar Çakon të grushtojë me vështirësi.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania