Panorama Sport (Albania)

Burreli gjen fitoren e parë, “hakmerret” ndaj Korabit

-

Ekipi i Burrelit ka shënuar fitoren e parë vetëm në javën e 11-të të këtij kampionati. Matjanët tashmë kanë rindezur shpresën e mbijetesës në Kategorinë e Parë me tri pikët e marra në ndeshjen e djeshme në "Liri Ballabani", ku mundi me rezultatin e pastër 3- 0 ekipin e Korabit. Kjo ishte edhe një hakmarrje ndaj dibranëve, të cilët po me të njëjtin rezultat, mundën Burrelin në shtëpinë e tyre.

NDESHJA - Ndryshimet e bëra në stafin teknik, kanë bërë që të ndizen motorët e futbollist­ëve, të cilët e nisën lojën në ofensivë ndaj miqve për të gjetur golin e parë. Farruku tenton në minutën e 3të duke rrezikuar portën mike. Në minutën e 16-të është Skuka për miqtë që gjuan me kokë, por topi ndalet nga Hila. Vendësit mbajnë topin në mesfushën mike dhe në minutën e 26- të, pas një rrëmuje në zonë, nigeriani Ofejeh dërgon topin në rrjetë duke kaluar të tijtë në avantazh. Goli avantazhit do të mbyllte edhe pjesën e parë të kësaj ndeshjeje, të cilën e dominuan vendësit. Në pjesën e dytë, fjala do të ishte për kapitenin matjan, Stana, i cili do të shënonte

dopietën e tij për të plotësuar rezultatin final të takimit. Në minutën e 54-t, Stana ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga një distancë e largët duke dyfishuar rezultatin. I futur në lojë në pjesën e dytë, Lamptej mund të kishte shënuar në tri raste

në minutat e 62-të, 66-të dhe 80- të, por pasaktësia e tij nuk ndëshkoi miqtë. Në minutën e 83-të është sërish kapiteni Stana, i cili në një distancë të largët gjuan fort drejt portës mike. Ky ishte edhe goli i fundit i kësaj ndeshje. Dritan Kurti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania