Panorama Sport (Albania)

Gatu o: Verona e mallkuar, m rojtja me tre s më indi

“Kutrone dhe Bonuçi, shembujt që duhen ndjekur”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas përballjes në kupë, sfidën Verona-Milan tashmë e ofron edhe java e 17-të e Serisë me ndryshimin që këtë herë nuk do të luhet në "San Siro". Gatuzo synon një tjetër fitore që do të ishte thelbësorë në vijimësinë e projektit të tij, por edhe për t'i uruar Milanit përvjetori­n e 118-të. Në lidhje me themelimin e klubit kuqezi, Rino nisi konferencë­n për shtyp duke uruar: "Urime Milanit për përvjetori­n. Uroj qetësi dhe që në të ardhmen të mos flitet për problemet me Donarumën apo UEFA-n, por për rezultatet e skuadrës". Dhjetë vite më parë, ai ishte në fushë duke fituar trofeun e fundit ndërkombët­ar të Milanit, teksa kuqezinjtë shpalleshi­n kampionë bote për klube. "Nga ajo periudhë mbetet krenaria që transmetoh­et nëpërmjet historisë dhe fotove. Lojtarët duhen vënë në kushte për të dhënë maksimumin".

MBËSHTETJE - Sot, në orën 12:30, "Djalli" i bën vizitë Veronës që vetëm katër ditë më parë i dha tri "shuplaka" në Kupë. Fitorja e së mërkurës nuk i jep siguritë e nevojshme trajnerit kuqezi, i cili deklaroi: "Faktori fushë do t'u japë avantazh, jo vetëm se do të kenë mbështetje­n e shumë tifozëve, por edhe sepse "Bentegodi" është prej vitesh një fushë e mallkuar për Milanin. E di që do ta kemi të vështirë sepse jemi një skuadër e re që ka akoma shumë punë për të bërë, por personalis­ht në stërvitje kënaqem. Ekipi di të ndërtojë lojë, megjithatë nuk jemi harmonikë në lëvizjet tona dhe sapo lëshojmë pak terren kundërshta­rët na ndëshkojnë. Ky është një aspekt që i druhem dhe nuk dua që të ndodhë. I njëjti diskutim për mbrojtjen me katër lojtarë, e pashë që nuk funksionon­te dhe hoqa dorë".

PROBLEME - Një tjetër koment i Gatuzos preku edhe situatën rreth djemve të tij, sidomos pas një jave të trazuar nga kontrata e Donarumës dhe refuzimi i UEFA-S. "Djemtë janë shumë të disponuesh­ëm dhe kam mbështetje­n e të gjithëve në klub, që nga krerët e deri te punonjësit e tjerë. Për problemet, të cilat nuk po i fshehim, mendojnë ata, detyra jonë është të marrim maksimumin çdo ndeshje. Kam aq përvojë sa të di mirë se rrotull kam kolegë më të aftë se unë, që janë gati të më pengojnë në nivel rezultates­h".

TË PËRVEÇËM - Ndër të tjera, tekniku i "Djallit" foli

edhe për disa lojtarë të veçantë duke ilustruar gjendjen e secilit: "Çalhanoglu ka një goditje fantastike dhe besoj se marr vesh nga ky aspekt duke qenë se kam pasur fatin të kem kolegë ekspertë të goditjeve nga distanca. Ai është fantazisti ynë dhe besojmë shumë, por momentalis­ht nuk ka gjendjen e duhur fizike dhe

sfidën ndaj Veronës do ta nisë nga stoli. Mendoj se nga mesfusha e sipër mund të luajë në çdo rol". Me gjithë ndeshjet e mira, kohët e fundit edhe Patri Kutrone do ta nisë nga stoli me Suson dhe Bonaventur­ën që do të mbështesin Kaliniçin si "pykë" e vetme. "Shpërthime­t e Kutrones dhe kthimet e Susos për të mbrojtur duhet të jenë

një shembull për të gjithë. Uria në një ekip të madh nuk duhet të mungojë kurrë. Borini është një luftëtar, e po ashtu edhe Bonuçi. Dëshira ime është, të shoh një skuadër të bashkuar që nuk lëshon asnjë centimetër në fushë. Të gjithë janë njësoj për mua, por nuk do të toleroj kurrë ata që na humbin kohën më kot".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania