Panorama Sport (Albania)

Sanksione dhe limit lojtarësh, Milani në gjurmët e Interit

-

Mungesa e miratimit të "Fair Play-it Financiar" detyron drejtuesit e Milanit të përgatisin një dosje të re për të arritur të paktën një akord me UEFA-n, në mënyrë që të evitohen sanksione të rënda në të ardhmen. Sipas Marko Fasones, problemet me buxhetin e "Djallin" janë rrjedhojë e bilanceve në sezonet 2014-'15, '15-'16 e '16-'17 dhe që me ardhjen e Jonghong Li, kuqezinjtë nuk kanë bërë asnjë shkelje. UEFA nuk e përjashton Milanin nga gjobat, por krerët e klubit shpresojnë që të paktën të mos jenë të rënda dhe ndaj "Djallit" të merren masa siç është bërë më klube të tjera në të kaluarën kur janë vendosur disa limite në shpenzime (paga lojtarësh apo merkato). Në tri vitet e fundit, Milani shënon humbje prej 255 milionë eurosh bruto, shifër kjo që identifiko­het si "shpenzim virtuoz" dhe që nuk merret parasysh për "Fair Play-n Financiar". Në marrëveshj­en e re që do të kërkojë Marko Fasone do të përfshihet një limit humbjesh prej 30 milionë euro në tri vite. Një marrëveshj­e të tillë e gëzon Roma, por viti 2017 i verdhekuqv­e do të mbyllet me minus 42,6 milionë dhe për kryeqyteta­sit do të vijojë një nga sanksionet e mëposhtme: a. Tërheqje vëmendje - Në të tilla raste, UEFA e nis me një tërheqje vëmendje të klubit. b. Në rast se klubi nuk reagon ndaj sanksionit të parë, merr edhe një shkresë paralajmër­uese. c. Gjobitje ndaj klubit shkelës. d. Nëse klubi vazhdon të zvarrisë projektin, UEFA e penalizon me pikë. e. Në rast shkelje, UEFA gjobit klubin deri në miliona euro. f. Përjashtim­it nga kompeticio­net europiane për një ose disa sezone. g. Pengesa e zhvillimit të merkatos ose federimi i lojtarëve. h. Heqje titujsh për klubin shkelës.

Teksa ndaj Milanit nuk është marrë ende asnjë masë, tifozët duhet të dinë se për ca kohë klubi nuk do të bëjë shpenzime faranike, siç bën "Suning" te Interi që mund të investojë, por akoma jo në merkato. Për të blerë, Milanit do t'i duhet të shesë. Duke bërë një tjetër analogji me zikaltrit, "Djalli" mund të rrezikojë që të mos fusë në listën e kupave europiane (nëse merr pjesë) lojtarë që janë blerë duke anashkalua­r buxhetin. Zhoao Mario, Kondogbia, Jovetiç dhe Gabigol mbetën jashtë një sezon më parë me organikën që mund të reduktohet nga 25 në 21 lojtarë. Me Milanin që nuk rrezikon përjashtim­in nga kupat, drejtuesve mund t'u vihet si kusht caktimi i një tavani për rrogat e lojtarëve, me kontratat e Bonuçt dhe Donarumës që ndikojnë fuqimisht në këtë zë. Gjobat deri në dhjetëra miliona euro janë një tjetër masë që UEFA mund të marrë, por fillimisht duhet përcaktuar shkalla e shkeljes së klubit të dënuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania