Panorama Sport (Albania)

30' për Sadikun, shpërdoron me portën “bosh”

-

Nuk ishte dita e tij: e ka nisur ndeshjen nga stoli Armando Sadiku, në humbjen e Legias së Varshavës në shtëpi me rezultatin 0-2 ndaj Vizla Plok. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 60' dhe qe protagonis­t i një paraqitjej­e anonime, teksa shpërdoroi edhe një rast i vetëm përpara portës, me kuadratin thuajse të boshatisur, pasi u shërbye nga Kielpin. KASAMI - Kohë të vështira për Sionin dhe Pajtim Kasamin (me vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit), që është mposhtur edhe ditën e djeshme nga Saint Galen, në fushën e këtyre të fundit. Mesfushori shqiptar qëndroi në fushë për 90 minuta të plota dhe koleksiono­i edhe një karton të verdhë, në minutën e 57'. MANAJ - U aktivizua nga stoli, por nuk pati mundësi të shënonte. Talenti i Granadës, në huazim nga Interi, u aktivizua në minutën e 64 dhe arriti të marrë vetëm një karton tri minuta më vonë. VAJUSHI - Pro Verçeli i Armando Vajushit ka humbur në "shtëpi" ndaj Specias, që ka koleksionu­ar kështu fitoren e parë në transfertë. Mesfushori shqiptar është aktivizuar në minutën e 46-të dhe në fund është vlerësuar me notën 5,5: disa inkursione pozitive në korsinë e djathtë nuk kanë qenë të mjaftueshm­e për të bërë diferencën. Pro Verçeli ka 18 pikë pas 19 javësh në Serinë B dhe rrezikon rënien nga kategoria. UJKANI DHE VESELI - Është ndarë në paqe, me rezultatin 11, sfida shqiptare mes Sajmir Ujkanit (të Kremonezes) dhe Frederik Veselit (të Empolit). 6, nota e ndeshjes për gardianin: pa faj te goli i Donarumës, bllokon çdo goditje tjetër kur kundërshta­rët e vënë në provë. Nota 6,5 për mbrojtësin, që dhuron një paraqitje me nivel: gjithmonë i vëmendshëm në fazën ofensive të Kremonezes. BASHA - Transferta­t nuk i bëjnë më përshtypje Barit. Skuadra e Migjen Bashës fitoi dje me rezultatin 1-3 në fushën e Peruxhias. Mesfushori shqiptar qëndroi në lojë për 90 minuta të plota dhe u vlerësuar me notën 6,5: duke treguar vlerat në fazën mbrojtëse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania