Panorama Sport (Albania)

Ylli portugez: Dua ta mbyll karrierën në Madrid

Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde të tjera

-

Kristiano Ronaldo, pas ndeshjes së djeshme, u shpreh shumë i kënaqur pas fitores së ekipit të tij në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Gremio. Portugezi nuk i kushtoi rëndësi autorësisë së golit, por fitores kolektive duke deklaruar se skuadra bëri një ndeshje të mirë dhe se fitorja ishte më se e merituar. Në lidhje me kritikat ndaj tij për golat e "pakët" këtë sezon, sulmuesi u përgjigj shkurt duke thënë: "Unë gjithmonë flas në fushë, rëndësi sot ka fitorja dhe sigurimi i një tjetër trofeu me këtë fanellë". Përveç fitores, gazetarët e shumtë u interesuan për gjendjen e tij pas goditjes së ashpër të pësuar në fillim të ndeshjes

nga Garomel. 32- vjeçari nuk u shpreh aspak i shqetësuar duke deklaruar: "Ishte një goditje e fortë që më jep pak shqetësim, por të shtunën ndaj Barcelonës besoj se do të jem gati".

Në lidhje me titullin e pestë për këtë vit, Ronaldo shprehu të gjithë lumturinë e tij për këtë arritje të skuadrës që me trofeun e Botërorit

për klube ka shkruar një faqe të rëndësishm­e të historisë madrilene. Sipas portugezit: "Ishte një trofe që e kërkonim me çdo kusht dhe e dinim se për ta fituar, duhej të mposhtnim një ekip cilësor si Gremio. Reali nuk kishte siguruar kurrë më parë pesë trofe në një vit dhe Zidan na informoi për këtë fakt. Duhej një ndeshje e mirë dhe e realizuam, tani jemi ne fituesit dhe besoj se me meritë. Përveç botërorit për klube, Ronaldo u bë edhe golashënue­si më i mirë i kompeticio­nit duke deklaruar: "Jam i lumtur sigurisht, por këto arritje të mijat janë pasojë e ecurisë së skuadrës. Personalis­ht do të jap gjithmonë më të mirën dhe ndihem i motivuar për të bërë atë që më pëlqen më së shumti". Shumë trofe dhe ndoshta një mbyllje karriere në Madrid, është kjo ideja e Ronaldos, i cili nuk e mohon duke thumbuar disi edhe presidenti­n Perez: "Nëse do të ishte e mundur, do ta mbyllja karrierën te Reali, sidoqoftë kjo nuk varet nga unë sepse nuk jam unë në krye të klubit. Do të shohim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania