Panorama Sport (Albania)

Fitore minimale për Arsenalin dhe Çelsin

Rikthehen te suksesi blutë e Antonio Kontes

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pas trisit të Kristal Pa lasit kundër Leiçes terit, si "antipastë" e Premier Ligës, Çelsi i Antonio Kontes u mjaftua me një goditje dënimi, e ekzekutuar mjeshtëris­ht nga Markos Alonso, për t'i marrë fitoren Sauthemtpo­nit e për të kapur (provizoris­ht) vendin e dytë Mançester Junajtidin e Zhoze Murinjos, në pritje të përballjes së "Djajve të Kuq" kundër Uest Bromuiçit. Të dyja skuadrat ndodhen megjithatë 14 pikë pas Mançester Sitit, pasi kryesuesit arritën dje fitoren e 16të radhazi (për rekord) ndaj Totenhemit. Ndërkaq, Sauthempto­ni nuk arrin të fitojë prej pesë ndeshjesh, që prej suksesit të fundit ndaj Evertonit në nëntor, pavarësish­t se, që nga ajo herë, janë ndeshur rrugës me "qytetarët" (skuadra për t'u mundur në Premier Ligë këtë sezon) dhe i lejuan barazimin vetëm në minutat e fundit Arsenalit. BUZËQESH EDHE ARSENALI

(13 suksese në 14 ndeshjet e fundit në Premier Ligë pa humbje për skuadrën e Arsen Venger, të mposhtur vetëm nga Mançester Junajtid), që ngjitet kështu në vendin e katërt, pas suksesit në shtëpi ndaj Njukasëlli­t, falë të majtës së Ozilit, i cili tashmë duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë ( gjermani ka marrë pjesë në gjashtë golat e fundit të skuadrës në "Emirates Stadium": dy rrjeta personale dhe katër asiste). Për trajnerin Njukasëlli­n ishte humbja e 10- të radhazi në Premier Ligë ndaj "topçinjve". Një sezon "tmerri" për Rafa Benitezin, me vetëm një pikë të grumbullua­r ( me Uest Bromuiçin, në fushën e këtyre të fundit) në nëntë ndeshjet e fundit nga tekniku spanjoll (pa fitore që më 21 tetor, kur i morën tri pikë Kristal Palasit, falë suksesit me rezultatin 1-0), që po rrezikon kështu qëndrimin në stolin e bardhezinj­ve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania