Panorama Sport (Albania)

Plas sherri te Barleti-Partizani, por mungon policia

Basket, Tirana merr revansh kundër Teutës

-

Në ndeshjen e bas ketbollit për mesh kuj, midis Barletit Eagles dhe Partizanit, e luajtur në pallatin e sportit "Asllan Rusi", kur tabela regjistron­te shifrat 46-82 për Partizanin, dy lojtarë të skuadrës së Barletit, vëllezërit Bruno dhe Indrit Skëndaj, janë konfrontua­r me një lojtar të Partizanit, Arlind Merkaj. Kjo përplasje mes tyre ndodhi, pasi topi u rifut në lojë, gjatë dyluftimit mes Brunos dhe Arlindit, janë nervozuar me njëri-tjetrin dhe më pas janë konfrontua­r dhe fizikisht. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe i vëllai, Indriti, por kjo situatë ka ndodhur vetëm për pak çaste, pasi janë lojtarët e të dyja skuadrave, që kanë ndërhyrë duke i ndarë. Pasi është qetësuar situata, loja ka vazhduar normalisht, por gjyqtari kryesor Gilbert Hoxha i ka nxjerrë me teknikë, që të tre lojtarët e përfshirë në këtë sherr banal. Por ajo që të bie në sy, është fakti se kjo ndeshje ka nisur pa prezencën e policisë, ku edhe gjatë momentit të sherrit nuk ka pasur asnjë polic. Përsa i përket zhvillimit të kësaj ndeshje, ajo nuk ka ndonjë histori, pasi Partizani ka vendosur diktatin që në pjesën e parë , kur diferenca ishte +28 pikë. Në fraksionin e dytë, rezultati vetëm sa është thelluar në fitoren e Partizanit, duke arritur një diferencë prej 43 pikësh në përfundim të saj 5194. Ndeshja, përveç atij momenti të pahijshëm,ka shkuar mbarë, pa asnjë problem. Madje, edhe gjatë lojës pati "fair

Nga sherri i djeshëm play" mes lojtarëve. Ndryshe ka ndodhur tek ndeshja tjetër në "Fahrie Hoti", ku ka pasur forca të policisë, rreth 7- 8 policë, dhe tifozëve nuk u janë kontrollua­r kartat e identiteti­t siç ndodhi në takimin me Partizanin. Në ndeshjen tjetër, e cila ishte dhe kryendeshj­a e ditës për superligën e basketboll­it, loja pati ritëm të lartë ashtu si dhe pritej që të ishte dhe një ndeshje e ndezur, ku të binte në sy loja e bukur e shtatlarti­t, Endrit Hysenagoll­i tek Tirana dhe Kopes tek Teuta që arriti të shënonte 25 pikë. Abdulla Dushku, Melsi Mala

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania