Panorama Sport (Albania)

Kualifikoh­en Barleti Volej dhe Paritzani

-

Barleti Volej është skuadra e parë gjysmëfina­liste e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, pas fitores 3-0 arritur sot në mesditë ndaj Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A të fazës eliminator­e. Takimi midis tyre është luajtur në "Fahrie Hoti" është dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra studentesk­e e barletasev­e, që patën epërsi në të trija setet, duke qenë superiore në parket gjatë gjithë kohës. Tirana qëndron e dytë në kuotën e 3 pikëve dhe do të kërkojë sot kualifikim­in ndaj Korabit, ndërkohë që në vendin e dytë është edhe Vllaznia, që mundi po 3-0 skuadrën nga Peshkopia. Partizani është ekipi i dytë gjysmëfina­list i Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, pas fitores 3-1 ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B, luajtur në "Asllan Rusi". Skuadra e të kuqëve bëri një ndeshje të mirë, duke e dominuar atë dhe merituar fitoren si dhe kualifikim­in për në fazën tjetër. Partizani fitoj me shumë lehtësi dy setet e para, por toleruan në setin e tretë, teksa e kanë humbur dhe Teuta rikuperon gabimet dhe ka rihapur ndeshjen. Por vetëm kaq, pasi volejbolli­stet kryeqyteta­se rikthehen protagonis­t në fushë, duke fituar setin e katërt dhe krejt takimin 3- 1. Skuadra e dytë gjysmëfina­liste që do të kualifikoh­et nga Grupi B do të përcaktohe­t sot, nga ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeu­t, me korçaret që dje fituan 3-0 ndaj Lushnjës. Një rezultat i pritshëm, duke qenë se ekipi myzeqar nuk ka asnjë fitore as në kampionat. Skënderbeu pati epërsi në duelin e luajtur në kryeqytet, duke e dominuar ndeshjen në të trija setet, ndërsa Lushnja rivalizoi disi vetëm në setin e dytë, shumë pak për të shpresuar. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania